Vendet aspirante, KE: Sundimi i
ligjit në qendër të zgjerimit të BE 

Vendet aspirante, KE: Sundimi i<br />ligjit në qendër të zgjerimit të BE 
Dy ditë përpara publikimit të progres-raportit për vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian, Komisonin Europain ka publikuar disa nga shtyllat kryesore ku duhet të mbështetet secili vend që dëshiron të jetë pjesë e unionit. Sundimi i ligjit është në qëndër të procesit të zgjerimit, po ashtu edhe reforma gjyqësore dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Kjo e fundit përfshin trafikun e armëve, drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimin e parave, krimit mjedisor dhe atij kibernetik. Edhe lufta kundër korrupsionit ka një rol vendimtar në këtë proces.

“Korrupsioni minon vlerat demokratike, ka një ndikim negativ mbi zhvillimin ekonomik si dhe zhvlerëson arsimin dhe standartet profesionale”, thuhet në dokument. Në konstatimin paraprak vlerësohet edhe sistemi gjyqësor, i cili sipas Komisionit, duhet të jetë efektiv dhe i paanshëm. “Sundimi i ligjit përfshin aksesin në drejtësi, procedura për gjykim të drejtë, finacimin e duhur për gjykatat dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe avokatëve”, konstaton paraprakisht Komisioni Europian.

Një rol të rëndësishëm zë edhe një mjedis i qëndrueshëm biznesi, që siguron siguri ligjore për bizneset, nxitjen e investimeve dhe punës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën