TIRANE - Ish-Prokurori i Përgjithshëm dhe njëkohësisht ish-anëtar i stafit teknik të hartimit të kushtetutës, Theodhori Sollaku në një intervistë për televizionin A1 REPORT është shprehur se nisma e Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese është në vazhdën e shkeljeve të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve nga kjo mazhorance, dhe për fat të keq edhe të institucioneve që ajo ka prodhuar, siç është ai i Presidentit.
“Kjo sepse së pari, Presidenti i Republikës, dekreton emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese kur konstatohet vakanca në këtë gjykatë, e shprehur kjo në vendimin përkatës së asaj gjykate. Aktualisht Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ndonjë vendim për përfundimin e mandatit të ndonjë anëtari kushtetues, siç përcakton neni 127 i Kushtetutës.
Së dyti, në vitin 2010, gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për përfundimin e mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht të gjyqtarëve Zagonjari, Thanza dhe Plloci çka u shoqërua me dekretet e ish Presidentit Topi për emërimin e anëtarëve të rinj.
Por pas një odiseje afro tre vjeçare, Kuvendi nuk pranoi t’i shqyrtonte emërimet e zotit Topi me argumentimin se duhej respektuar rrotacioni i Gjykatës Kushtetuese dhe se tre anëtarët të cilëve u kishte përfunduar mandate duhej të qëndronin në detyrë edhe për tre vjet të tjera. Kjo situatë prodhoi dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, që për fat të keq ishin kontradiktore me njëri tjetrin.
Pavarësisht rezervave që u shprehin për këtë qëndrim të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë duhet të respektojnë çfarë ajo vendosi. Domethënë mandatet e tre gjyqtarëve të cituar më sipër, përfundon në datën 21 maj 2013. Pikërisht në këtë datë, Gjykata Kushtetuese duhet të rishprehet për përfundimin e mandateve, çka do të thotë se pikërisht pas kësaj date krijohet vakanca dhe lind detyrimi I Presidentit dhe Kuvendit për të bërë plotësimet e Gjykatës Kushtetuese.
Së treti, zëvendësuesit e tre anëtarëve që u përfundon mandate, tashmë janë dekretuar nga Presidenti që para tre vjetësh. Kuvendi me vendimet e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtyrë dhënien e pëlqimit për emërimin e tyre në detyrë deri në plotësimin e tre viteve, kohë kjo e domosdoshme për garantimin e kryerjes së rrotacionit të asaj gjykate. Pavarësisht se personat në krye të Institucionit të Presidentit ndryshojnë, pra Topi u zëvendësua me Nishanin, dekretet janë aty dhe duhet të konfirmohen apo të rrëzohen në Kuvend. Në këto kushte, Presidenti Nishani vepron në kundërshtim me Kushtetutën jo vetëm sepse nuk ka vakancë, por edhe se emërimet për të plotësuar vendet vakantë që do krijohen pas datës 21 maj2013, tashmë janë kryer nga paraardhësi i tij”, shpjegoi ish-prokurori i Përgjithshëm.
Mesa duket, sipas Theodhori Sollakut, ngutja për të plotësuar në kundërshtim më kushtetutën përbërjen e Gjykatës Kushtetuese lidhet me faktin se muaji maj e gjen të shpërndarë Kuvendin dhe se votimi i tre kandidaturave duhet ta bëjë Kuvendi i ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com