Opozita ka kohë edhe këtë javë të vendosë nëse do t’i zërë apo jo vendet e saj në tryezën e komisionit për “Dezinformim”, për t’u mos përsëritur ajo që ndodhi në komisionin anti-korrupsion që tashmë ka nisur nga puna. I pyetur nga Report tv, Kryetari i komisionit, socialisti Erion Braçe thotë se PD-ja, zyrtarisht tashmë e Sali Berishës duhet të vendosë, pasi puna me ose pa ta duket se do të nisë së shpejti.
“Presim të plotësohet komisioni me anëtarë të PD që ka për kryetar Sali Berishën. Nuk e humb durimin. Do t’i pres dhe këtë javë që e kanë të lirë për të menduar”
I pyetur nëse ai si kryetar i Komisionit është ulur me përfaqësues të opozitës, për të diskutuar pjesëmarrjen ose jo në tryezën e punë, Braçe lë të kuptohet, se I vetmi që mund të marrë vendime është Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit.
“Me vendim gjykate zoti Berisha e ka të ndaluar të flasë me ndokënd, përfshi edhe mua”
Opozita nuk e votoi ngritjen e Komisionit të dezinformimit dhe as përbërjen e tij, me skepticizmin se kjo nismë e socialistëve do të cenojë lirinë e medias. Të vetmit nga opozita që kanë konfirmuar pjesëmarrjen për Report tv, janë Fatmir Mediu nga grupi “Aleanca për Ndryshim” dhe Mesila Doda nga grupi për Demokraci dhe Integrim, ndërsa 3 vende të tjera mbeten ende bosh në pritje për t’u plotësuar nga PD-ja e Sali Berishës.
Socialistët i kanë plotësuar 6 vendet e tyre me Kryetar Erion Braçen dhe anëtarë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.
Ngritja e Komisionit të Dezinformimit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe Parlamentin Evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja. Puna e komisionit do të ketë një afat 1-vjeçar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
K.T./G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
51.9%
-
Të gabuar
43.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 12436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në pritje të arrestimit të Salianjit/ Përplasja e re mazhorancë-opozitë për Këshillin e Mandateve, 2 mënyrat si do veprohet! Tabaku shtyn mbledhjen e Integrimit
27 Shtator, 11:35
-
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seancat dëgjimore! Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse gjatë korrikut e gushtit! Opozita mungon
26 Shtator, 10:28
-
Spiropali pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot! Kryeparlamentarja: Thellim i reformave për përballimin e sfidave të integrimit europian
25 Shtator, 14:44
-
Kuvendi miraton pr/ligji për studentët e Mjekësisë, 3 vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t'i japë 80% të pagës për 9 muaj
19 Shtator, 17:32
-
Në Kuvendin e Shqipërisë nderohet Konferenca e Pezës! Spiropali: Të ndalin luftërat e përditshme, për të ardhmen
16 Shtator, 17:28
-
Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo
13 Shtator, 17:16
-
Nga ndryshimet për buxhetin e Urdhrin e Mjekut, të gjitha ligjet që u votuan në Kuvend! PS rrëzon amendamentin e Braçes për 'Peshkimin'
13 Shtator, 08:00
-
Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis
12 Shtator, 15:04
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator, 13:34
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite
9 Shtator, 20:27