Vendet e VELQ, marrëveshje
me Kinën në fushën e pylltarisë
Në Slloveni u mbajt takimi i parë i nivelit të lartë “Për mekanizmin koordinues dhe bashkëpunimin në pylltari” mes Republikës Popullore të Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (VELQ)”, i cili vjen disa muaj pas nënshkrimit në Pekin të memorandumit të mirëkuptimit për krijimin e këtij mekanizmi.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe përfaqësuesit e 16 shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore (VELQ) firmosën në Slloveni Planin e Veprimit të Mekanizmit Bashkëpunues në Fushën e Pylltarisë 2016-2017 me Kinën.
Marrëveshja u formos gjatë takimit të nivelit të lartë “Për mekanizmin koordinues dhe bashkëpunimin në pylltari”. Ky takim vjen disa muaj pas nënshkrimit në Pekin të memorandumit të mirëkuptimit për krijimin e këtij mekanizmi mes Republikës së Sllovenisë Republikës së Sllovenisë dhe Republikës Popullore të Kinës.
Në këtë konferencë morrën pjesë Ministra dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të 16 vendeve të Evropës Qrndrore dhe Lindore dhe Kinës.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në fjalën e mbajtur është shprehur se 'a
ngazhimi ynë për të qenë pjesë proaktive e këtij bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të evropës qëndrore dhe lindore është maksimal". "Do të kemi një impenjim e mobilizim tërësor për të pasur sa më të implementueshme në vendin tonë, qëllimet që Plani veprimit që adaptojmë sot, duke synuar shmangien e barrierave adminstrative në kuadër të kësaj nisme. Jam i bindur, se bashkëpunimi dhe ekspertiza që do të ofrojë zyra e koordinimit në Slloveni; do të jetë thelbësore për të garantuar suksesin e këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet, si në afatshkurtër dhe në afatgjatë”- tha ministri Koka.
Ky takim synon të sjellë forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve ndërmjet vendeve anëtare të CEEC me Kinën, si dhe bashkëpunimin institucional mes tyre.
Shtetet e përfshira mes të cilave edhe vendi ynë, në këtë marrëveshje kanë rënë dakort që aktivitetet e para të këtij mekanizmi të fokusohenm në fushat e mëposhtme:
Mbështetja e bashkëpunimit në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, mbështetja e multi-funksionalitetit të pyjeve dhe mbrojtjes së ligatinave dhe jetës së egër;
Shkëmbimi i informacionit, praktikave më të mira dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e pyjev, mbrojtjes së ligatinave dhe jetës së egër, si dhe të gjithë zinxhirit të produkteve drusore; Shkëmbime shkencore, ndarja e njohurive dhe kërkimeve në sektorin e pylltarisë dhe industrisë së përpunimit të drurit.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34.9%
-
Jo
55.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive
25 Nëntor, 10:48
-
Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut
25 Nëntor, 10:46
-
Itali/ I gjejnë në makinë 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari (VIDEO)
25 Nëntor, 10:45