Vendi kontrollohet nga parti mafioze
Sejdiu: "Më vodhën facebook-un”

Vendi kontrollohet nga parti mafioze<br />Sejdiu: "Më vodhën facebook-un”
“Shpresoj që nuk do të kthehem kurr në Kosovë sidomos në ato vende ku vendi kontrollohet nga partitë MAFIOZE politike që tash e shum vite kanë marrë kontroll në shtetin tonë .”- shkruan në profilin e tij në Facebook, Fatmir Sejdiu.

Në një postim të tij në Facebook, disa orëve më parë, Sejdiu shkruan gjithashtu se një pjesë e kosovarëve bëjnë mirë të vazhdojnë në mërgim, në rrugë ilegale, se sa të qendrojnë në Kosovë. Gjithmonë sipas Sejdiut në Facebook, Kosova dhe për 20 vite nuk do të ketë të ardhme, dhe për disa nga këto vite do të jetë edhe më keq.

“Mashtrimi i madh i liberalizimit të vizave u jep vullnet popullit që të presin edhe pak por sipas informatave që kam unë edhe 8 vjet minimum nuk mund të bëhet aplikimi për liberalizim të vizave nga Shteti i Kosovës mos pritni kot . Bëj thirrje të gjithë Shqiptarëve të Kosovës të cilët të cilët janë ne kushte jo të mira dhe ju nevojitet shpresë , vazhdoni në mërgim e mos pritni për ndryshime nga partitë Mafiozo-Politike nuk keni me pa asnjëherë ndryshime po ju garantoj me fjalën time.”- shkruhet gjithashtu në profilin zyrtar të kreut të LDK.

Pasi ky postim ka ngjallur polemika të shëmta në mediat kosovare dhe në opinionin publik në vend, vetë Fatmir Sejdiu ka deklaruar se prej muajit Maj nuk është duke menaxhuar më zyrtarisht profilin e tij në Facebook. Ish-Presidenti i Kosovës dhe kreu i LDK, e ka cilësuar postimin në fjalë si me prapavijë politike dhe me qëllim denigrimin e personit të tij.
 
Gjithashtu përmes një komunikate, Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar një padi nga ana e Fatmir Sejdiu, pasi, sipas këtij të fundit, persona të paautorizuar kanë marrë në dorë faqen e tij zyrtare në Facebook. Sipas kësaj deklarate, njësia për hetimin e krimeve kibernetike në Kosovë po ndërmer të gjitha veprimet e nevojshme policore për rastin në fjalë.

Më poshtë postimi i plotë në profilin zyrtar në Facebook të Fatmir Sejdiut.

“Shpresoj qe nuk do te kthehem kurr ne Kosove sidomos ne ato vende ku vendi kontrollohet nga partite MAFIOZE politike qe tash e shum vite kane marre kontroll ne shtetin tone . Popull i dashur shum me mire e keni te vazhdoni ne mergim ne rruget ilegale se te rrini ne nje shtet te cilin as ju nuk e dini se a do te behet mire apo jo.Por kjo eshte nje pytje qe te gjithe qe jane me pozita te larta ne Shtetin e Kosoves ose kane qene e dijne dhe po ju them qe edhe 20 vite Kosova nuk ka me pas te ardhme por do te vazhdoj si tani por do kete disa vjet qe do te jete edhe me keq.Mashtrimi i madh i liberalizimit te vizave u jep vullnet popullit qe te presin edhe pak por sipas informatave qe kam une edhe 8 vjet minimum nuk mund te behet aplikimi per liberalizim te vizave nga Shteti i Kosoves mos pritni kot . Bej thirrje te gjithe Shqiptareve te Kosoves te cilet te cilet jane ne kushte jo te mira dhe ju nevojitet shprese , vazhdoni ne mergim e mos pritni per ndryshime nga partite Mafiozo-Politike nuk keni me pa asnjehere ndryshime po ju garantoj me fjalen time .

Me dashamirsi Dr. Fatmir Sejdiu”- marrë nga profili në Facebook i Fatmir Sejdiut.

sejdiu fb


Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi