Liqeni Maracaibe në Venezuelë është emëruar si vendi më fenomen në botë nga shkencëtarët. Ky është vendi me elektricitetin më të madh në tokë. Pika në të cilën lumi Catatumbo takohet me liqenin mund të goditet nga rrufetë deri në 28 herë në minutë raporton Metro

Kjo zonë mburret me një cilësi të veçantë, stuhitë vazhdojnë natë pas nate në të njëjtin vend. Shkrepje të fuqishme godasin këtë vend me frekuencë të tillë që historikisht është përdorur si një ndihmesë për navigim, transmeton Koha.net.
 
Për shkak se kjo zonë gjithnjë është e goditur nga rrufetë, fenomeni atmosferik i Venezuelës konsiderohet të jetë gjeneratori më i madh në botë i ozonit troposferik, një serë gazi që ndikon në heqjen e hidrokarbureve të tilla si metani.

Shkencëtarët besojnë se stuhitë e mëdha elektrike ndodhin për shkak të erës dhe topografisë lokale. Atmosfera e pazakontë, e shkaktuar nga erërat e ngrohta që vijnë nga Karaibet gjeneron rreth 1.2 milion rrufe, ose rreth 260 ditë me stuhi gjatë vitit
 

rrufe venezuele




rrufe venezuele
rrufe venezuele
rrufe venezuele
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)