VLORË- Në një kohë kur vendi është përfshirë nga atmosfera e festave, qyteti i Vlorës është “blinduar” nga policia.
Në terren kanë zbritur në disa pika grupe të FNSH-së e efektivë të policinë në zbatim të masave të fundvitit, e ndërsa janë ngritur edhe 4 pika postblloku në hyrje të qytetit.
Gjithashtu, janë shtuar masat për personat e shpallur në kërkim dhe ata për armëmbajtje pa leje. Deri më tani nuk ka informacione mbi rezultatet e këtij operacioni, nëse ka ose jo persona të shoqëruar apo arrestuar.
Komento