
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka folur ditën e sotme në një takim të zyrtarëve të sigurisë në Moskë, ku diskutoi një sërë çështjesh me rëndësi për vendin.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë agjencinë shtetërore të lajmeve Tass, gjatë fjalës së tij Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së vendit, pretendoi se 422,704 persona u regjistruan për t'u bashkuar me forcat e armatosura të Rusisë vitin e kaluar.
Pretendimet e tij nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga mediat e huaja.
Numri që Medvedev pretendoi është pak më i ulët se numri i regjistrimeve të deklaruara në vitin 2024, kur u tha se u rekrutuan rreth 450,000 njerëz.
Si Moska ashtu edhe Kievi po përpiqen të mbajnë madhësinë e forcave të tyre të armatosura në një nivel të lartë, ndërsa lufta përgatitet të hyjë në vitin e saj të pestë.
Kujtojmë se më herët këtë javë, Volodymyr Zelensky tha se nevojiteshin "ndryshime shumë më të gjera" në mobilizimin e trupave për përpjekjet luftarake të Kievit, ndërsa ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha se ushtria e vendit kërkonte 2 milionë rekrutë.
Lajmi kryesor:
Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk ka qenë kurrë pengesë për paqen








