Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu përgjigj me vendosmëri kritikave të drejtuara ndaj tij nga Donald Trump këtë javë duke këmbëngulur se Ukraina nuk ka qenë pengesë për arritjen e një marrëveshje për paqe me Rusinë.
“Ukraina nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një pengesë për paqen”, tha Zelensky përmes një video mesazhi në rrjetet sociale.
"Kur ukrainasit mbeten pa energji elektrike për 20-30 orë për shkak të Rusisë, dhe kur sulmet ruse synojnë të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik dhe popullin tonë, është Rusia ajo që duhet të ushtrohet presion.", shtoi Zelensky.
Ukraine has never been and will never be a stumbling block to peace. When Ukrainians are left without power for 20–30 hours because of Russia, and when Russian strikes are aimed at breaking our energy system and our people, it is Russia that must be put under pressure. pic.twitter.com/TguJK3fHok
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 15, 2026
Sipas Presidentit amerikan, është Ukraina dhe jo Rusia, po pengon një marrëveshje të mundshme paqeje.
Në një intervistë ekskluzive në Zyrën Ovale të mërkurën, Trump tha se Presidenti rus Vladimir Putin është gati të përfundojë pushtimin e tij gati katërvjeçar të Ukrainës. Por sipas Trump, Zelensky ishte më i rezervuar.
Ukraina dhe SHBA-ja po punojnë në një plan paqeje me 28 pika në prag të katërvjetorit të fillimit të pushtimit nga Rusia.
Pikat kryesore të mosmarrëveshjes përfshijnë kontrollin mbi një pjesë të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore dhe centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili është nën pushtimin rus.
Pengesat e tjera burojnë nga pretendimet territoriale të Rusisë, çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe kundërshtimi i armëpushimit nga Moska.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se dokumentet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë mund të nënshkruhen javën e ardhshme, nëse arrihet një marrëveshje para asaj kohe.
Zelensky thotë se marrëveshja mund të miratohet në qytetin zviceran të Davosit, ku liderët ndërkombëtarë, përfshirë Donald Trump, do të mblidhen për Forumin Ekonomik Botëror.
“Ukraina ka nevojë për garanci sigurie që zgjasin më shumë se mandati i Trump në detyrë”, theksoi ai.
Një delegacion ukrainas po shkon në SHBA për bisedime mbi garancitë e sigurisë dhe një paketë prosperiteti.
Zelensky akuzon Rusinë për pengimin e përpjekjeve për paqe dhe thotë se ultimatumet nuk janë mënyrë për të bërë diplomaci.

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka folur ditën e sotme në një takim të zyrtarëve të sigurisë në Moskë, ku diskutoi një sërë çështjesh me rëndësi për vendin.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë agjencinë shtetërore të lajmeve Tass, gjatë fjalës së tij Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së vendit, pretendoi se 422,704 persona u regjistruan për t'u bashkuar me forcat e armatosura të Rusisë vitin e kaluar.
Pretendimet e tij nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga mediat e huaja.
Numri që Medvedev pretendoi është pak më i ulët se numri i regjistrimeve të deklaruara në vitin 2024, kur u tha se u rekrutuan rreth 450,000 njerëz.
Si Moska ashtu edhe Kievi po përpiqen të mbajnë madhësinë e forcave të tyre të armatosura në një nivel të lartë, ndërsa lufta përgatitet të hyjë në vitin e saj të pestë.
Kujtojmë se më herët këtë javë, Volodymyr Zelensky tha se nevojiteshin "ndryshime shumë më të gjera" në mobilizimin e trupave për përpjekjet luftarake të Kievit, ndërsa ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha se ushtria e vendit kërkonte 2 milionë rekrutë.
Komente










Or Zelenski pa ndihmen e perendimit dote kishte kapitullim per Ukrainen megjithse populli Ukrainas ka vullnet te plote per mbrojtjen e atdheut por keni pengesa nga korupsioni,a e din se Ukraina deri me 2004 ishte expotuesi i armeve vendi i 3 ne bote por korupsioni jua hengri koken dhe tani jeni ne kete gjengje te mvarur nga perndimi ku ju ndihmojne vetem per interesin e tyre shitjen e armeve dhe zhytjen e popullit ne borxh.
PërgjigjuUkrainasit thonë se nuk u janë vrarë ushtarë në luftë pothuaj të parfillshëm , si ka mundësi që tani i duhen 2 milion ushtarë ? Kjo do të thotë që Rusët thonë të vërtwtën dhw ukrainasit mashtrojnë
Përgjigju