Vendi nën ndikimin e motit të nxehtë, ISHP këshillon qytetarët: Si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Vendi nën ndikimin e motit të nxehtë, ISHP këshillon qytetarët: Si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Foto ilustruese

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla që duhen ndjekur nga njerëzit këto ditë të nxehta, se si ata duhet të mbrohen nga temperaturat e larta.

-Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktor të lartë mbrojtës dhe me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

-Riaplikojeni të paktën çdo 60 minuta ose edhe më shpesh nëse djersini apo notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në rërë dhe në ujë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80 % më intensive.

-Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV.

-Mbani kapelë të gjerë.

-Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta, 10:00-14:00.

-Kujdesuni në mënyrë të veçantë për lëkurën e fëmijës suaj.

-Shmangni solaret në qendrat estetike. Ato rrisin mundësinë për melanomë me 75 %.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja