Vendi nën ‘pushtetin’ e flakëve, Meta: Urgjente organizimi i operacioneve nga ajri, banorët të bashkëpunojnë për evakuimin

Vendi nën ‘pushtetin’ e flakëve, Meta: Urgjente organizimi i operacioneve nga ajri, banorët të bashkëpunojnë për evakuimin

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët që humbën personin e tyre si pasojë e zjarrit në Lunxhëri të Gjirokastrës. Meta i bën thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha forcat operacione të emergjencës dhe të organizojë urgjentisht operacione nga ajri.

"Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është thellësisht trishtuese. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, i uroj bashkëshortes së të ndjerit, e lënduar nga djegiet në trup, shërim sa më të shpejtë. I bëj thirrje Qeverisë, në veçanti Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të angazhohen seriozisht, me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit.Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private", tha Meta.

Meta përsërit thirrje që qeveria të kërkojë ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të ndihmojë si dhe ka kërkuar nga banorët që të bashkëpunojnë me autoritete për evakuimin e tyre në një vend të sigurt.

"Përsëris thirrjen për t'ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë.

Përcjell solidaritetin me forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në terren për fikjen e zjarreve dhe u bëj thirrje qytetarëve, në zonat me rrezikshmëri të lartë, të jenë sa më bashkëpunues me ta, veçanërisht për të zbatuar urdhrin e evakuimit, në rastet kur kjo është e domosdoshme", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Rama: Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve! Ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit! Meta: Urgjente ndërhyrja nga ajri! Basha: Banorët të bashkëpunojnë për evakuimin


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja