TIRANE - Edhe pse situata politike në vend është shumë e rënduar, presidenti i vendit Ilir Meta, vazhdon të shprehë hapur dobësinë e tij për sportin e futbollit. Në profilin e tij në facebook, ai fton qytetarët të ndjekin live ceremoninë e vlerësimit të te kapitenit të  kombëtares dhe Dinamos, Mujo Targaj, me titullin "Mjeshtër i Madh". Ai ka postuar një video, ku shikohet goli i shënuar prej Targajt kundër kampionit Toni Sumacher.

"Të dashur miq, Ju ftoj të ndiqni sot live në ora 13:00, ceremoninë e vlerësimit të kapitenit të shquar të Kombëtares sonë dhe të Dinamos, Mujo Targaj, me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Deri atëherë shijoni këtë gol të mrekullueshëm që ai shënoi kundër kampionit të botës, Toni Schumacher. Kush nuk do të kishte ëndërruar të ishte në vendin e tij në atë moment", shkruan Meta.

Kujtojmë më parë videon e cila u bë  virale nëpër mediat vendase dhe të huaja, ku Meta shikohet duke festuar me tifozët e skuadrës skoceze Celtic, gjatë vizitës së tij në Sarajevë. Ai u bë i famshëm edhe në mediat e huaja, ku gazeta prestigjioze "The Times:, i kushtoi një artikull për tifozerinë e tij të flaktë për skuadrën skoceze.