Vendi përfshihet nga moti i keq 
bie vinçi mbi dy varka në Sarandë

Ashtu siç edhe ishte parashikuar nga meteorologët, vendi ynë është përfshirë nga stuhi të fuqishme dhe reshje të vazhdueshme shiu mëngjesin e sotëm. Kryeqyteti u mbulua nga një valë e dendur mjegulle orët e para të mëngjesit, ndërsa reshjet kanë qenë normale, por parashikohet përkeqësim i situatës gjatë pasdites.

Ndryshe raportohet situata në zonat rurale dhe në qytetet e tjera të vendit. Në Berat shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje, probleme në trafik dhe vështirësi për këmbësorët.

Në zonat bregdetare situata paraqitet edhe më e rënduar. Në qytetin e Sarandës, shirat e dendur të shoqëruar me erën e fortë kanë shkatuar një sërë problemesh. Veç përmbytjeve dhe vështirësive të mëdha në qarkullim si për mjetet ashtu edhe për njerëzit, në Sarandë raportohet të jetë rrëzuar vinçi në Portin e Mallrave në Limion.

Reshjet e mëdha kanë vazhduar prej disa orësh dhe thuhet të kenë vërshuar brenda ambienteve të dhjetra bizneseve dhe shtëpive, ndërsa ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Situata e rënduar në disa qytete paraqet rrezikshmëri të lartë dhe këshillohet të minimizohen lëvizjet në rrugë, derisa situata të qetësohet.
FOTO
reshjet
reshjet
reshjet
reshjet
reshjet
reshjet
FOTO të tjera

24 orët në vazhdim do të jenë më reshje me një intensitet mesatar në të gjithë vendin, por megjithatë shtabet e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çfarëdolloj situate që mund të sjellë probleme me përmbytjet.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se vendi do të përfshihet nga reshjet dhe për pasojë do të ketë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave duke nisur nga dita e sotme e gjatë gjithë muajit në vijim.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite