Vendim historik i Federatës italiane të futbollit, shqiptarët do konsiderohen vendas nga sezoni i ri, 13 lojtarë nga Shqipëria vetëm në ‘Seria A’

Vendim historik i Federatës italiane të futbollit, shqiptarët do konsiderohen vendas nga sezoni i ri, 13 lojtarë nga Shqipëria vetëm në ‘Seria A’

Armand Duka dhe Gabriele Gravina

Shqiptarët do të konsiderohen si vendas në futbollin italian duke nisur nga sezoni 2024-2025. Ky është vendimi historik i marrë nga Federata Italiane e futbollit që lojtarët shqiptar do i konsiderojë si vendas e jo të huaj.

Një vendim që do të ndikojë drejtpërdrejtë në aktivizimin e lojtarëve dhe talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë pengesë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

FSHF thotë se në lidhje me këtë vendim Presidenti Duka ka këmbëngulur në takimet me Gabriele Gravinën homologun në Federatën italiane për ta realizuar një marrëveshje të tillë.

Edhe klubet në Serinë A tashmë pas këtij vendimi do e kenë më të lehtë për të afruar në gjirin e tyre lojtarë shqiptarë pasi nuk ka më kufizime. Vetëm në Serinë A, pra elitën e futbollit italian aktualisht aktivizohen 13 futbollistë shqiptarë të cilët nga sezoni i ri do konsiderohen si vendas.

Shqiptarët që luajnë në Serie A
Kristjan Asllani/ Inter
Berat Gjimshiti/ Atalanta
Elseid Hysaj/ Lazio
Ylber Ramadani/ Lecce
Medon Berisha/ Lecce
Kastriot Dermaku/ Lecce
Nedim Bajrami/ Sassuolo
Marash Kumbulla/ Sassuolo
Etrit Berisha/ Empoli
Ardian Ismajli/ Empoli
Stiven Shpendi/ Empoli
Marvin Çuni/ Frosinone
Serxhio Kalaj/ Frosinone

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 30/03/2024 12:01

    Sa rracista jane eee?!Ne s duam kusheririn e pare kur na vjen nga fshati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit

VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit