Vendimi i Bordit të Transparencës: Bien sërish çmimet e naftës dhe benzinës, nga sot me 2 lekë më pak në treg! Gazi nuk ndryshon

Vendimi i Bordit të Transparencës: Bien sërish çmimet e naftës dhe benzinës, nga sot me 2 lekë më pak në treg! Gazi nuk ndryshon

Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e hidrokarbureve! Duke nisur nga sot në orën 18:00  nafta do të shitet më 172 lekë për litër, pra 2 lekë më pak se deri më tani. Edhe benzina është ulur me dy lekë, pra nga 177 lekë për litër do të tregtohet me 175 lekë për litër. Ndërkohë që ccmimi i gazit nuk ndryshon, duke mbetur me 66 lekë për litër, teksa disa ditë më parë pati një ulje të ndjeshme prej 9 lekësh.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër”, thuhet në vendimin e Bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot (më datë 32 maj ora 18.00) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

                   Ishte                Bëhet
Nafta       174 lekë/litri     172 lekë/litri
Benzina  177 lekë/litri     175 lekë/litri
Gazi        66 lekë/litri       66 lekë/litri

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso: 03/05/2023 19:03

    Ja sa te mbarojne zgjedhjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?