Vendim i rëndësishëm i qeverisë gjermane, lajm i mirë për emigrantët shqiptar

Vendim i rëndësishëm i qeverisë gjermane, lajm i mirë për emigrantët shqiptar

Kancelari gjerman Olaf Scholz

Sot kabineti qeveritar gjerman vendos për paketën e parë të reformës së migracionit.

Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi "shans për të drejtë qëndrimi".

Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi. Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen "Duldung" (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) -  do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë.

Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar./ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen