Teksa më 20 dhjetor të vitit që lamë pas Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK nisi punën, tashmë në kuadër të transparencës për publikun ajo ka edhe faqen e saj zyrtare në rrjet, që mund të aksesohet nga kushdo. Faqja e re e SPAK në rrjet është ndarë në katër kategori: " Kush jemi ne? Cfarë bëjmë ne? Të reja. Karriera, si dhe Kontakte. Drejtuesi i kësaj strukture u zgjodh Arben Kraja, ndërsa prokurorët e tjerë janë Altin Dumani, Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Behar Dibra, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe Vladimir Mara e Dritan Prenci.
Ndërkohë në përshkrimin e misionit të SPAK thuhet: Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatave të posaçme, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale,si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj.
Por jo vetëm SPAK pasi edhe struktura tjetër BKH, është tashmë e aksesueshme online në rrjet. Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi. Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në këtë strukturë.
Misioni i BKH: Ne jemi një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçe, sikurse autorizohet në ligjin me titull ”Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. (‘Ligji për SPAK-un)’, 2016. Ne punojmë së bashku me një skuadër prokurorësh të posaçëm që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Ndërkohë të dy këto struktura, si SPAK ashtu edhe BKH kanë lënë një hapsirë ku çdo qytetarë mund të bashkëpunojë për të bërë denoncimet e tyre.
Në fund të ëebsite SPAK.AL, mund të shkruhet emri , mbiemri dhe të dhënat personale, ose mund të zgjidhet anonimiteti, të jepet adresa email dhe të shkruhet shkurtimisht për rastin e korrupsionit si dhe të ngarkohen dokumentët për rastin e të korruptuarit. Edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit mund të bëhet e njëjta gjë, ndaj për këtë shkak do të vendoset një linjë e gjelbër për raportimin e korrupsioni, që do të shkruhet po ashtu në ëebsiten e byrosë, ëëë.bkh.al.
Tash shqiptaret nuk e han ma that
Përgjigju