Vendimet e Disiplinës, Partizani pa tifozë me Kukësin, vetëm gjobë për Tiranën

Vendimet e Disiplinës, Partizani pa tifozë me Kukësin, vetëm gjobë për Tiranën

Komisioni i Disiplinës

Partizani dhe Tirana e kanë pësuar nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e tifozëve në derbin e javës së kaluar. Një ndeshje pa tifozë për Partizanin si dhe 200 mijë lekë gjobë për hedhje të sendeve në fushë dhe flakadanëve, ndërsa për Tiranën vetëm 100 mijë lekë gjobë.

Tifozët bardheblu dëmtuan stolat e stadiumit “Selman Stërmasi”. Kështu ka vendosur Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, duke iu referuar relacioneve të zyrtarëve të derbit, që u fitua nga të kuqtë me përmbysje 2-1. Sjellja e tifozëve u kushton të kuqve që duhet të luajnë pa praninë e tyre në ndeshjen e rëndësishme ndaj Kukësit.

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës :

1. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve,hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve pirro teknike,në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

2. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambjentet sportive të stadiumit Stërmas Stërmasi, në bazë të Nenit 66/2 të KDS ,dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

4. KF “Vllaznia”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

5. FK “Tomori”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

6. KF “Tirana B”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tërbuni”,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

7. Lojtari i KF “Maliqi”, Devis Meçollari, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. FK “Skrapari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar ndërprerje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1/b te KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

9. SHS “Albpetrol”,në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

10. Lojtari i FC “Term”, Ertis Bregu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF “Memaliaj”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të perkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

12. Lojtari i KF “Përmeti”, Orgest Todhe, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti

13. Lojtari i KF “Butrinti”, Justin Dadaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Vlora” U-19, Ardi Koci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet 12 (dymbedhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Vlora” U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 40 dhe 49/1/a të KDS, dënohet 16(gjashtëmbedhjetë)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me “Akademia AAS” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero)

17. KF “Dajti” femra, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur