TIRANE- Para se të lëre karrigen kryeministrore shefi i qeverisë në largim Sali Berisha ka marrë vendime të cilat nuk i publikon në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Bëhet fjalë për vendimin e marrë në mbledhjen fundit të ekzekutivit, ku i kalon në pronësi të Partisë Demokratike godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, deri dje në administrim nga ministria e Mbrojtjes.
Marrja e këtij vendimi pa iu bërë publik sovranit shkel hapur parimin e transparencës. Dhe këtë fakt e pohojnë edhe njohësit e ligjit. Për juristët , qeveria në largim nuk e ka legjitimitetin të marrë këto lloj vendimesh të kësaj natyre. Juristi Darjel Sina ka shtuar më tej se qeveria e ardhshme ka të gjithë të drejtën t’i zhbëjë ato, ndërsa thekson se për këtë çështje duhet të reagojë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

(Foto: Darjel Sina, jurist)
Por për drejtorin e “Infocip” rekomandimet e të cilit janë mbajtur parasysh edhe në ligjin e ri për Qendrën e Botimeve Zyrtare, ky vendim shkel rregulloren e Këshillit të Ministrave të cilin kryeministri Berisha e ka bërë vetë në vitin 2005.
Sipas Geri Shellës, “ky vendim i cili ka karakter individual mund të ketë hyrë në fuqi, por për t’u botuar në Fletoren Zyrtare do te na duhet të presim edhe 10 ditë”.

(Foto: Geri Shella, drejtor i "Infocip")
Duke ju referuar të dhënave mbi botueshmërinë e Vendimit të Këshillit të Ministrave nga viti 2006-2011 duket se publikimi i të dhënave në faqen zyrtare të kryeminitrisë dhe ato të hedhura në Fletoren Zyrtare kanë pësuar rënie. Në vitin 2009 botueshmëria arrinte në 80.3 përqind për Vendimet e Këshillit të Ministrave në faqen zyrtare në internet të Këshillit të Ministrave, ndërsa në vitin 2011 ishte 57.9 përqind.
Ndërsa botueshmëria në Fletoren Zyrtare në 2009 ishte 61.5 përqind, në 2011 ishte 72 përqind. Fakti se kjo transparencë sa ka ardhur është ulur, bën që për qeverinë Berisha të hidhen hije të mëdha dyshimi.
Redaksia Online
(e.s.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com