TIRANE- Kryeministri Rama thekson sërish vendoshmërinë për të vijuar luftën kundër ndërtimeve pa leje. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Tëitter”, kreu i qeverisë i referohet vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, duke u shprehur se “Lufta policore kundër ndërtimtarisë pa leje me të njëjtën përmase e seriozitet si lufta kundër drogës”.
Njëherazi, kryeministri Rama thekson se do të ndalet abuzimi i vendorëve me ndërtimet.
“Lufta policore kundër ndërtimtarisë pa leje me të njëjtën përmase e seriozitet si lufta kundër drogës! Shkatërrimi e shëmtimi do të ndalen. Do të ndalet medoemos edhe abuzimi i frikshëm me pushtetin i autoriteteve vendore që kanë dhënë leje në shkelje të ligjeve e planeve vendore”, shkruan kryeministri Rama.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com