TIRANË- Njësojë si disa institucione të tjera kushtetuese, edhe Autoriteti i Konkurrencës prej vitesh përballet me mosmarrjen në konsideratë të vendimeve të tij, nga institucionet shtetërore ligjzbatuese.
Subjektet që penalizohen nga Autoriteti, zgjedhin si alternativë ankimimin në gjykatë ndaj vendimeve, çka për deputetin socialist Ervin Koçi, ka bërë që të bjerë autoriteti i vetë Autoritetit të Konkurrencës pikërisht nga moszbatimi i vendimeve.
”Vendimet e Autoritetit të Konkurrencës nuk marrin përgjigje të shpejtë nga organet gjyqësore. Deri në 31 Dhjetor 2013 mbi 71.2% të gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës nuk është marrë një vendim nga gjyqësori.
Varet se ka dhe gjyqe të cilët vazhdojnë për 5 vjet me radhë dhe ende nuk kanë marrë një vendim nga organet gjyqësore që pasdiskutim sjellin uljen e Autoritetit të të Konkurrencës. Ndërhyrja e organeve kompetente për rivendosjen e konkurueshmërisë në treg në disa raste ka shtyrë palë në konflikt të zgjidhin problemet e tyre me mjete antiligjore”, tha Ervin Koçi, deputet i PS-së.
Ndërsa raportoi për punën gjatë vitit 2013 në Komisionin e Ekonomisë, kryetarja e Autoritetit, Lindita Milo, tha se, janë marrë 42 vendime.
"Gjatë vitit të kaluar në të tri shkallët e gjyqësorit kanë qenë në shqyrtim 27 çështje, 16 raste mbeten për shqyrtim në vitin 2014 dhe 11 janë shqyrtuar në vitin 2013, duke rezultuar përkohësisht 5 të humbura, 5 të fituara dhe 1 dërguar për rishqyrtim në Gjykatën Administrative për efekt kompetence.
Problematika e kohëzgjatjes së një trajtimi të një vendimi të komisionit të konkurrencës në sistemin gjyqësor përbën një nga shqetësimet kryesore pasi lidhet me efektivitetin që sjellin ndërhyrjet në treg të autoritetit. Gjatë trajtimit të rasteve që lidhen me abuzimin me pozitën dominuese është evidentuar rëndësia dhe roli i enteve rregullatorë në tregjet e rregulluara si në atë të telekomunikacionit dhe atë të energjisë”, tha Lindita Milo, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.
Objektivi kryesor i Autoritetit për vitin 2014, është hartimi i politikës së re të konkurrencës. Ndryshimet pritet të përfshijnë edhe pushtetin vendor në strategjiën e re, me qëllim rritjen e kontrollit mbi tregjet rajonale.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com