Një vendim ka qënë njohja e patentave shqiptare dhe turke të automjeteve, në të dy vendet. Saktësisht, Qeveria vendosi “miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas lidhjes bashkëlidhur këtij vendimi.
Vendim me rëndësi sot ka qënë edhe përjashtimi nga TVSH-ja i librave, produkteve të përafërta me librat, gazetat, revistat etj. ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Një vendim tjetër ishte ai për krijimin e qendrave të shpëtimit, që shërbejnë për mbajtjen, mbrojtjen, kurimin dhe riaftësimin e individëve të faunës së egër të kapur, të sekuestruar, të konfiskuar, të dëmtuar ose të braktisur, të paafta për të mbijetuar në gjendje të lirë. Në rastet kur këta individë, pas trajtimit dhe riaftësimit në këto qendra, janë të aftë të mbijetojnë në kushtet e jetës së egër, lëshohen në gjendje të lirë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
