Vendimet e qeverisë/ Balluku: Do sakrifikojmë dhe do të ndihmojmë Kosovën! Nuk presim para, energjia do kthehet! E-albania i kalon privatit? Lajm i rremë

Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se E-albania do t’i kalojë në menaxhim një kompanie private. Lajmin e ka hedhur poshtë Ministrja Belinda Balluku e cila është shprehur se lajmi është i rremë. Deklaratën ministrja e ka bërë në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë. Balluku tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Ministria e Energjisë kishte disa çështje që u miratuan.

"Projekti për energjinë dhe klimën, objektivat do të zbatohen deri në vitin 2030. Sot është marrë një vendim për lejet minerare, masa e mbajtur nga paratë që depozitohen si garanci e që më pas përdoren për të gjitha kthimet në identitet sot sipas kërkesës ka shkuar në 10%. Sot kemi pasur dhe disa projekvendime të tjera që kanë të bëjnë me shpronësime", tha ajo.

Ministrja tha se Kryeministri Rama ka kërkuar që të gjendet me çdo kusht një mundësi që të furnizojë Kosovën për festa,

"Gjitha vendet po përballen me një krizë, ne do të sakrifikojmë do të heqim nga rezervat tona për tia dërguar Kosovës. Kemi bërë një rakordim, sasia e dërguar 7 mijë e 680 mgb, do të nisim në orën 7 të datës 31 dhe do të transmetojmë deri në orën 24 të datës 1 janar. Do të jetë një instrument që do të jetë depozitim, nuk presim shkëmbim financiar, nuk presim në këto kushte të vështira që ata ndodhen që të paguajnë para, kjo sasi do të na kthehet kur ata të kenë komoditetin, në verë", vijoi ministrja.

Kujtojmë se Shqipëria ka garantuar ndihmë për Kosovën në këto ditë të vështira, sidomos për ditët e festave. Kryeministri Edi Rama bëri me dije dje se Shqipëria do të furnizojë me energji elektrike Kosovën me 31 dhjetor dhe 1 janar të 2022 për t'i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë këto ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
AKSHI mohon kalimin e E-Albania tek privati

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reguar në lidhje me një informacion se platforma E-Albania do të privatizohet. Në një reagim zyrtar, AKSHI, thekson se në asnjë rrethanë institucioni nuk do t’i delegohet asnjë privati, por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, thuhet në sqarim, e në veçanti e-Albania, që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim. Sipas AKSHI, me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike.

'Nisur nga disa raportime aspak profesionale në mediat online, sqarojmë opinionin publik se nuk do të ketë asnjë delegim tek privati të platformës e-Albania. Në datën 22 Tetor, 2021, ka nisur konsultimi publik për një projektligj për qeverisjen digjitale nisur nga nevojat e vendit për shkak të rritjes së konsiderueshme të hapësirës digjitale. Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend.

Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim.

Me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike. Ne apelojmë që mediat të jenë korrekte në raportimet e tyre, që pavarësisht reagimeve individuale të personave të ndryshëm, të verifikojnë pretendimet e dhëna të cilat në këtë rast bien menjëherë poshtë pasi projektligji për e-qeverisjen është lehtësisht i aksesueshëm online në konsultimin publik. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të promovojmë shërbimet online si një mundësi e madhe për ekonominë e vendit dhe jo të përhapim lajme të rreme'- njofton AKSHI.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë