Vendimet e qeverisë/ Miratohet fondi, deri në fund të vitit do të vijnë 500 mijë doza Pfizer! 35% e popullsisë është vaksinuar plotësisht! Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

TIRANË- 6 milion dollarë është fondi i miratuar për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer që do të vijnë në deri në fund të vitit në vendin tonë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua ditën e sotme. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë do të ketë gati vaksinat edhe për vitin e ardhëm, ndërsa foli me optimizëm për procesin e vaksinimit.

‘Kemi miratuar tre vendime që lidhen me mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptare. Vendimi është për kryerjen mbi 500 mijë dozave e Pfizer të cilat do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmjet këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 mln dollarë dhe vijnë vaksinat Pfizer, për të plotësuar nevojat dhe disponibilitetin. Kanë mbërritur në Shqipëri 2 mln doza.’- tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasatirliu u shpreh se deri më tani më shumë 44% e popullsisë ka marrë njërën prej dozave, 35% të dyja. Ministrja shtoi se 64% të personave mbi 60 vjeç tashmë janë të vaksinuar plotësisht.

“Janë më shumë se 900 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës rreth 44% e popullatës target, janë vaksinuar plotësisht me dy doza 35% e popullatës. Ndërkohë që për moshën mbi 60 vjeç janë vaksinuar mbi 64 % që është një përqindje e mbulesës vaksinale”, tha ajo.

Në mbledhjen e këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi për mbështetjen financiare për studentët ekselentë që jetojnë jashtë vendit. Nga ana tjetër ministrja e Arsimit Evis Kushi i dha përgjigje shqetësimeve të prindërve për mësim me turne. Ajo tha se ky nuk është vendim përfundimtar deri në fund të vitit shkollor, por mund të rishikohet sipas situatës së pandemisë.  Një tjetër vendim që u miratua në mbledhjen e Këshillit të ministrave është marrëveshja e ekstardimit me Spanjën për ekstradimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Mbështetje financiare për studentët ekselentë që jetojnë jashtë vendit, Ministrja Arsimit për mësimin me turne: Vendimi nuk është definitiv për gjithë vitin

Studentët që studiojnë jashtë vendit do të përfitojnë nga fondi i ekselencës. Kështu bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila njoftoi vendimin e qeverisë për sot. Kushi tha më tej se është miratuar memorandumit i bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Vendimi i parë ka të bëjë me disa ndryshime në VKM-në e vitit 2020 që lidhet me mbështetjen financiare për studentët e ekselencës që studiojnë jashtë nga fondi i ekselencës . Për shkak të situatës së pandemisë, në shumë universitete u aplikuan disa metoda vlerësimi ndryshe nga ato tradicionale, studentët merrnin vlerësim kalon, nuk kalon dhe jo me notë, ndërkohë që VKM përcakton një mesatare, kështu që për t’i mos penalizuar, shtuam dhe këto raste për situata të jashtëzakonshme. Studentët ekselentë do të kenë mbështetjen tonë, jo vetëm për studimet, por edhe për punësimin e tyre”, tha ajo.

“Vendimi i dytë lidhet me miratimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës. Objektivi ynë të bashkëpunojmë me universitetet prestigjioze”, deklaroi Kushi.

Nga ana tjetër ministrja e pyetur për mësimin me turne, tha se ky nuk është një vendim definitiv, por do yë shikohet në varësi të situatës.

'Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet. Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. kom i ekspertëve e vlerëson në një sistem javor, 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit. Një pjesë e shkollave e zbatojnë. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi.

Ora 13:40
Vendimet e qeverisë/ Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

Shqipëria do të ketë marrëveshje me Spanjën për ekstradimet. Vendimi është marrë sot në mbledhje e qeverisë, ndërkohë që e komunikoi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas.

 ‘’Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë marrëveshjes mes Spanjës e Shqipërisë për ekstradimet. Shenjë e besimit të fortë, natyrisht Shqipëria ka patur dhe ka bashkëpunim me Spanjën në fushën penale edhe sot, pro bazohet në Konvetën Europiane të 1957.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re me Spanjën. Eliminojmë një pengesë ligjore mes dy vendeve, që ka të bëjë me rezervën ligjore me të cilën Shqipëria ka ratifikuar për moslejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Eliminohet kjo. Me Spanjën, autoritetet tona gjyqësore do të lejojnë ekstradimin e shqiptarëve drejt Spanjës dhe anasjelltas.

Kjo forcon bashkëpunimin mes autoriteteve gjyqësore, të përmirësojë ekstradimin, por dhe instrument shtesë. Një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shtetas shqiptar që kryen një krim në Spanjë nuk gjen strehim në Shqipëri, apo një spanjoll që bën krim në Shqipëri, nuk mund të strehohet në Spanjë.

Nuk një shifër të saktë në këtë drejtim, sepse marrëveshja e ekstradimit që i hapëm rrugë sot përfshin gjithë zinxhirin e bashkëpunimit në fushën penale, si hetimin paraprak edhe të dënuarit me vendim të formës së prerë. Nëse ka interes mund t’ua vë në interes në Ministrinë e Drejtësisë pasi ta rakordojmë me Prokurorinë e Përgjithshme.’’- tha Manja.

Ora 13:36
Miratohen vendimet për një sërë shpronësimesh, i hapet rruga vijimit të punimeve në unazën e qytetit të Kavajës dhe Korçës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë tha se janë marrë një sërë vendimesh në lidhje me shpronësimet.

Balluku tha se do të vijojnë punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës, e po ashtu, është bërë shpronësimi i një zone, ku pritet të kalojë TAP. Po ashtu ministrja tha se është marrë vendim që një godinë 6 katëshe në Tiranë e arkitektit Maks Velo, do të rikthehet në identitet pas shpronësimit.

‘Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar disa projektvendime, sidomos shpronësime. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës. Gjithashtu kemi aprovuar sot, vazhdimin për shpronësimin e punimeve në unazën e Korçës, kjo rrugë krijohet jo vetëm për trafikun, por për t’u dhënë akses qytetarëve. Vendimi për shpronësimin e një pjesë ku kalon gazjellësi TAP. Kemi bërë shpronësimin e një sheshin kryesor në fshatin e Bogës, pra në veri pjesë e Malësisë së Madhe në aksin e Alpeve të Shqipërisë.  Gjithashtu dua të ndalem në një shpronësim të kryer sot, që i përket aksit Tiranë-Elbasan. Sot kemi aprovuar edhe një shpronësim të rëndësishëm në Tiranë. Bëhet fjalë për një godinë 6 katëshe, e cila është një godinë e arkitektit Maks Velo, por gjatë periudhës së tranzicionit ka pasur shtesa të paligjshme. Me shpronësimet që do të kryhen do të ketë mundësi për rehabilitimin e asaj ndërtesës dhe kështu Bashkia e Tiranës do të kthejë atë vepër në identitet. Këto ishin vendimet e aprovuara.’- tha Balluku.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës