Miratohet vendimi/ Kur punonjësi i gardës humb jetën në krye të detyrës, familjarët përfitojnë deri në 10 paga dhe pension suplementar

Miratohet vendimi/ Kur punonjësi i gardës humb jetën në krye të detyrës, familjarët përfitojnë deri në 10 paga dhe pension suplementar

Qeveria ka miratuar një vendim për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë që humbin jetën në krye të detyrës. Familjes do i jepet ndihmë e menjëhershme financiare.

“Pjesëtarët e familjes, që bashkëjetonin me punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë në çastin e humbjes së jetës, në krye apo për shkak të detyrës, përfitojnë ndihmë të menjëhershme financiare për çdo person, në masën e një page, referuar pagës mujore të muajit të fundit të shërbimit. Përfitimi i ndihmës së menjëhershme nuk duhet të jetë më shumë se 10 (dhjetë) paga në total. Pjesëtarë të familjes, që bashkëjetonin me punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë në çastin e humbjes së jetës janë: fëmijët, bashkëshorti/bashkëshortja, prindërit, personat në kujdestari”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ndërsa për fëmijët e punonjësve të gardës që përfitojnë trajtimin financiar aktual kanë të drejtën të zgjedhin trajtimin financiar më të favorshëm.  Po ashtu do të jepet pensioni suplementar, në masën 100% të pagës mujore të punonjësit të gardës.

“Pjesëtarët e familjes, që bashkëjetonin me punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, në çastin e humbjes së jetës në krye apo për shkak të detyrës, përfitojnë pension suplementar familjar, në masën 100 (njëqind) % të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit. Përfitimet jepen në vlerën 100 (njëqind) % të pagës, sa herë që paga sipas së cilës është llogaritur ky përfitim ndryshon. Pagesa e pensionit suplementar përballohet nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për rendin e sigurinë publike për programin “Garda e Republikës”, vijon më tej vendimi.

Po ashtu do të ketë edhe trajtim me bursë për shkollim për fëmijët. Do të jetë Garda e Republikës, që për çdo vit akademik, do ti i paraqes ministrisë përgjegjëse për arsimin listën e studentëve që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, që kanë fituar të drejtën e ndjekjes së studimeve të larta, për trajtimin e tyre me bursë. Në rast se familjarit e të rënit në krye të detyrës janë të pastrehë, ata do të marrin banesë falas.

“Enti Kombëtar i Banesave trajton me banesë falas bashkëshorten/in dhe fëmijët e punonjësit të Gardës së Republikës, që ka humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, kur janë të pastrehë, sipas listës së miratuar nga ministri përgjegjës për rendin e sigurinë publike, e cila shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm: Certifikatë familjare; Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për pjesëtarët e familjes përfituese, nëse figurojnë apo jo me banesë në pronësi apo në proces”, thuhet në VKM.

Po ashtu familjarëve të punonjësit të Gardës së Republikës, që ka humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, u jepet ndihmë financiare në masën e 1 (një) page mujore për çdo përvjetor vdekjeje. Gjithashtu do të bëhet organizimi i ceremonisë mortore.

Ndërsa nga ana tjetër fëmijët e punonjësve të gardës do trajtohen me proritet nëse apolkojnë për tu bërë pjesë e gardës.

Garda e Republikës së Shqipërisë, brenda limitit organik, trajton me prioritet aplikimin ose kërkesën për punësim të fëmijëve të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, që kanë humbur jetën në krye ose për shkak të detyrës, në përputhje me arsimimin, përvojën dhe kriteret e tjera të nevojshme për vendin e punës”, vijon ndër të tjera vendimi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja