Vendimet e Qeverisë/ 7 mld lekë më shumë për rindërtimin, në janar nis ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës! Forcim të kritereve për pajisje me armë me leje

Një numër i madh familjesh që humbën shtëpinë e tyre për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të futen në banesën e re në fund të këtij viti. Kështu bëri me dije sot Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i cili tha se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u mor vendimi për rritur me 7 miliard lekë financimi për rindërtimin këtë vit. Sipas Ahmetaj, ky vendim u mor për të përshpejtuar procesin e rindërtimit, teksa fondi për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe fillimi i ndërtimit të bazës ajrore të Kuçovës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ky është një investim prej 50 ml eurosh, teksa e konsideroi lajm të mirë për sigurinë e Rajonit pranin ë e një baze taktike ajrore të NATO-s. Për banorët e zonës që do të shpronësohen, Peleshi tha se kjo do të ndodhë sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë.

"Në ditë e para të janarit do të vendosim guri e parë të bazës taktike të Kuçovë, bazë taktike e NATO-s. Një vendim i mirë dh ep familjet që preken nga shpronësimet sepse dua t'i siguroj që do shpronësohen sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë. Ky është një zhvillim, mbi 50 mln euro investim, punësim për të gjithë zonën për rreth. Është lajm i mirë për sigurinë e rajonit pasi do kemi bazë taktike ajrore të NATO-s që do të thotë siguri për sot dhe për nesër. Pas përfundimit të shpronësimeve do fillojmë punën për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës", tha Peleshi.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se do të përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje, qoftë edhe armë gjahu. Sipas tij, kjo bëhet me synimin për rritur sigurinë, teksa theksoi se do të bëhen edhe ndryshime në Kodin Penal për të kriminalizuar edhe disa fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve! Do të konsiderohet krim edhe mbajtja apo përdorimi i pajisjeve që mundësojnë printim 3D të armëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije sot se do të përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje, qoftë edhe armë gjahu. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi bëri me dije se kjo bëhet me synimin për rritur sigurinë, teksa shtoi se do të bëhen edhe ndryshime në Kodin Penal për të kriminalizuar edhe disa fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve! Do të konsiderohet krim edhe mbajtja apo përdorimi i pajisjeve që mundësojnë printim 3D të armëve.

"Sot miratuam planin e veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve dhe municioneve si një plan që do mundësojë zbatimin e kësaj strategjie. Siguria prioritet absolut dhe kryeja e krimeve me armë zjarri është një shqetësim dhe kjo strategji synimin të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, parandalimin dhe kontrollin e trafikut të armëve të lehta dhe të vogla dhe disiplinimin më të fortë të licencimit të përdorimit të armëve luftarake dhe atyre të gjahut. Janë  parashikuar shumë masa konkrete, edhe për fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve dhe kemi parashikuar disa ndryshime në Kodin Penal dhe të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin siç është ajo nëpërmjet kolive postare dhe kemi kriminalizuar përdorimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve. Synojmë parandalimin e posedimit të armëve në mënyrë të jashtëligjshme", tha Çuçi.

Ora 10:02
Në kundërshtim me masat anti-COVID, a do ndalohen Kuvendet e Bashës dhe Berishës? Ministri i Brendshëm: Kuvendet e partive politike s'ndalohen më që prej 1990

 

Masat anti-COVID që janë në fuqi nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave, por megjithatë kjo nuk do të pengojë zhvillimin e dy Kuvendeve të thirrur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. I pyetur nëse policia do të marrë masa ndaj këtyre dy aktiviteteve, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se Kuvendet e partive politike nuk ndalohen më që prej 1990 dhe se ato do të zhvillohen duke respektuar masat anti-COVID.

"S’mund të ndalohen kuvendet. Kuvendet në dijeninë time do bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi kështu që besoj se është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk ndalohen më kuvendet e partive politike", tha ai.

Ora 09:48
Rindërtimi, shtohen 7 mld lekë për përshpejtimin e procesit

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj bëri me dije sot se është rritur me 7 miliard lekë financimi për rindërtimin këtë vit, me qëllimin për të përshpejtuar këtë proces. Pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë, duke shtuar se në fund të këtij viti do të jenë një numër i konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas 2 vitesh.

“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të 10 bashkitë e tjera. Llogaria e rindërtimit pra i gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi  është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit për të kthyer në shtëpitë e tyre apo në shtëpitë e reja të rindërtuar amë fortë më moderne të gjithë qytetarët që në 2019, 26 nëntor u detyruan të largoheshin si nga shtëpitë  dhe nga institucionet.  Kjo me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi. Gjithandej do kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do kthehen në shtëpitë e tyre pas gati  2 vitesh”, tha Ahmetaj.

Ora 09:44
Balluku: Moti do të përkeqësohet në ditët në vijim, qytetarët të kenë kujdes në rrugë! Çmimi i energjisë s' ndryshon për qytetarët

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në rrugët e vendit pasi në ditët në vijim parashikohet të ketë një përkeqësim të motit.

"Qytetarët të kenë kujdes në zonat ku banojnë. Moti do të përkeqësohet në të gjitha zonat e Shqipërisë. Ne kemi kaluar 2 akte shumë të rëndësishme. I pari për një ndryshim të di9sa indikatorëve të OSHEE, që kanë të bëjnë me tërmetin e 26 nëntorin, më pas me pandeminë dhe padyshim me krizën energjetike. Gjithashtu vendim edhe në drejtim të lehtësimit të pasojave të krizës energjetike. Akti i dytë që është edhe akti më i rëndësishëm i kaluar për sot që prek të gjithë qytetarët. Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin Tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës. Sot kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike. Qëllim është mirë koordinimi mes operatorit të shpërndarjes me ndërmarrjet që ai ka. Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë. Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme. Në ditët në vazhdim do kemi edhe shtime të tjera si një park fotovoltaik në Vaun e Dejës. KESH i vihen në dispozicion mekanizmat ligjorë”, tha ndër të tjera Balluku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 09/12/2021 11:09

    Ju jeni legena. Sjua mban bytha te ndaloni Saliun e mereni me armet me leje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat