Me vendim të Qeverisë, Parku Arkeologjik i Orikumit është deklaruar ‘pasuri kulturore e paluajtshme’.
Përmes këtij vendimi, është miratuar zonifikimi dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij.
Po ashtu, me vendim të Këshillit të Ministrave, një zonë në qytetin e Delvinës është deklaruar pasuri kulturore e paluajtshme “ansambël arkitektonik urban”.
Në mbledhje është miratuar gjithashtu plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave (në Delvinë).
Ndërkohë vendimet e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave do të hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Komente









