2021 trokiti me lajme të mira. Pas marrjes së 500 mijë doza të vaksinës Pfizer për COVID-19, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka rikujtuar vendime shumë të rëndësishme ekonomike për vendin tonë që hyjnë në fuqi gjatë 2021.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Brace shkruan se gjatë janarit 2021 qeveria ka vendosur tatim-fitimi për bizneset deri në 14 mln lekë do të jetë zero, gjithashtu edhe zero TVSH për xhiro deri në 10 mln lekë.

Për pagat Brace shkruan se rroga minimale do të jetë 30 mijë lekë dhe rroga e mjekëve do të jetë 40% më shumë dhe e mësueseve 15% më shumë.

"Zero Tatim Fitimi per xhiro deri ne 14 mln leke

Zero TVSH per xhiro deri ne 10 mln leke

Rroga Minimale 30 mije leke

Rroga e mjekeve 40% plus

Rroga e mesuesve 15% plus

Ndihma Ekonomike 2 fish me shume

Nafta e Bujqesine pa akcize, takse qarkullimi e karboni", shkruan Braçe.