VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata

VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata

Gjykata e Posaçme

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur fajtorë dhe dënuar me nga 3 vite burgim secilin 2 persona të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Të dënuarit janë Kristi Zyka dhe Florian Disha, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit dënimi me nga një vit burgim secilit. PAK çoi dosjen për proces në muajin korrik të vitit 2024 dhe gjykimi ndaj tyre nisi në mungesë, teksa ishin me masën e sigurisë "arrest me burg".

Prokuroria e Posaçme e kishte dërguar dosjen për proces që prej vitit 2024, teksa ishte pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar.

 Vendimi u dha sot (23 Janar) nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca.

Kristi Zyka u dënua me 3 vite burgim dhe me uljen e një të tretës zbriti në 2 vite izolim, që do kryhet në një burg të zakonshëm. Gjithashu Zykës i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 vitesh.

Florian Disha  gjithashtu u dënua me 3 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar përfundimisht mori 2 vite izolim dhe që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme, teksa i hiqet edhe e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

  

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për Shqipërinë, zgjedhjet janë test! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi! Diasporës ia kishim borxh votën

Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për Shqipërinë, zgjedhjet janë test! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi! Diasporës ia kishim borxh votën