“Nuk po i hyj historisë se si ka ndodhur në katër vite që nuk u shpërndanë banesat sociale, por është në nderin e këtij Këshilli që teksa mbyllim vitin e parë të këtij mandati, nga momenti kur jemi betuar të gjithë bashkë, të mbyllim shpërndarjen e banesave sociale, me këtë raund të dytë që bëjmë sot dhe besoj që jap një mesazh se ku ka vullnet ka një rrugëzgjidhje dhe gjërat ecin përpara”, - tha Veliaj.
Në total janë 177 familje fituese, nga të cilat 37 përfituese të strukturave garsionere, 102 apartamente 2 + 1 dhe 38 apartamente 3+1. Familjet përfituese kanë në përbërje të tyre persona me aftësi të kufizuara, invalide pune, anëtarë me statusin e jetimit, familje njëprindërore me fëmijë në ngarkim, familje të pastreha etj. Një pjesë e konsiderueshme e familjeve që do të strehohen në këto banesa sociale vijnë nga komuniteti rom.
Debati për vrasësit e 21 janarit
Në këtë mbledhje nuk kanë munguar as debate për përfitimin e kredive të buta nga ish ministrave të Partisë Demokratike. Pyetjes së një këshillati nëse në listat e përfituesve ka punonjës të bashkisë, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se: Një gjë ju garantoj, vrasës të 21 janarit në këto lista nuk ka. Vrasësit e 21 janarit nuk shpërblehen, pra i jemi larguar asaj kohës që me banesa sociale shpërbleheshin deputetë, shpërbleheshin komisionerë, shpërbleheshin gardistët që vranë me plumba në mish. Gjysma e grupit parlamentar te PD merrnin kredi të buta si varfanjakë, kjo nuk ndodh ne kete bashki. Ish ministra dhe ish zëvendësministra merrnin kredi të buta dhe ai që duhet të rriste fëmijën e vet nuk ka dot askes për një kredi të butë sepse gjithë grupin parlamentar e ke me kredi të buta. Gjithë gardistët i keni me banesa sociale”, - theksoi Veliaj. Leonard Olli dhe këshilltarët e tjerë të PD-së, i thanë kryebashkiakut se ish garditëstët, pu i punëson PS. “ata që vranë në 21 janar, ju poi punësoni në administratë”, - u shpreh Olli.
Parkimi te Sheshi “Skënderbej”
Gjithashtu Këshillli Bashkiak ka miratuar edhe vendimin për parkimin nëntokësor tek Sheshi Skënderbej. Ky shesh do të kthehet në një pedonale, por do të ketë edhe një parkim nëntokësor dy katësh, që do administrohet nga bashkia dhe do të ketë 300 vende parkimi. Në këtë mbledhje janë miratuar një sërë vendimesh të tjera, si për ndryshimin e buxhetit etj.
Familjet
Në total janë 177 familje fituese, nga të cilat 37 përfituese të strukturave garsionere, 102 apartamente 2 + 1 dhe 38 apartamente 3+1. Familjet përfituese kanë në përbërje të tyre persona me aftësi të kufizuara etj
Veliaj
“Vrasës të 21 janarit në këto lista nuk ka. Vrasësit e 21 janarit nuk shpërblehen, pra i jemi larguar asaj kohës që me banesa sociale shpërbleheshin deputetë, shpërbleheshin komisionerë, shpërbleheshin gardistët”
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com