Vendimi/ Çfarë po ndodh me
Facebook, do largohet nga Evropa?

Vendimi/ Çfarë po ndodh me<br />Facebook, do largohet nga Evropa?
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur në favor të një studenti austriak për të shpallur të pavlefshëm një ligj mbi privatësinë në rrjetet sociale, e sidmos privatësinë në Facebook. Ky vendim është një fitore e madhe për mbrojtjen e të dhënave si dhe një goditje potenciale për gjigandët e teknologjisë.

Max Schrems kishte nisur një sfidë ligjore mbi shqetësimet se Facebook mund të ndajnë të dhënat private të qytetarëve të BE-së me agjencinë amerikane spiunazhit NSA, pas skandalit që zbuloi Edward Snowden.

Ai fillimisht paraqiti ankesën e tij në Irlandë, ku Facebook ka selinë e saj evropiane. Autoritetet irlandeze e kundërshtuan atë, duke cituar një vendim të vitit 2000 nga Komisioni Evropian ofron mbrojtjen e duhur të dhënave nën të ashtuquajturën marrëveshje Safe Harbour, ose Porti i Sigurisë. Por tani gjykata më e lartë në BE vendosi pro rritjes së sigurisë së privatësisë. 

Implikimet e vendimit mund të jenë me ndikim të gjerë, duke bërë që informacionet të mos kalojnë sa hap e mbyll sytë në dorë të agjensive të spiunazhit. 

Prokurori i Përgjithshëm, Yves Bot e ka publikuar ekspertizën e tij për këtë çështje. Në të ai arrin në përfundimin se SHBA nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për të dhënat e qytetarëve evropianë. Para së gjithash mbikqyrja prej shërbimeve të fshehta të SHBA kritikohet nga prokurori.

Tani Facebook mund t'i bjerë shkurt, të tërhiqet formalisht nga Evropa ose Facebook mund të kërkojë prej të gjithë përdoruesve të nënshkruajnë një kontratë, se janë dakord me ruajtjen e të dhënave personale në SHBA. Ai që nuk bie dakord, nuk ka më akses në Facebook.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar