Koalicioni LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje kanë lajmëruar se në fillim të javës që vjen do të dalin me një vendim final mbi veprimet që do të ndjekin për tejkalimin e ngërçit politik. Ky paralajmërim ka ardhur pasi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga refuzoi kërkesën për të mos kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese për pikën 127, pikë pas së cilës liderët e bllokut pretendojnë fitimin e së drejtës për të marrë postin e kryeparlamentarit dhe drejtimin e qeverisë.
Mediat kosovare citojnë zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës të cilët thonë se në fillim të kësaj jave, 4 liderët e Bllokut do të marrin një vendim rreth hapave të mëtejshëm, ndërsa për momentin nuk dihet nëse ata do t’i drejtohen vetë Gjykatës Kushtetuese. Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e ka cilësuar refuzimin e presidentes dëshpërues pasi e para e vendit nuk ka vepruar në bazë të detyrimeve kushtetuese.
Por gjithsesi, sipas saj, blloku do ta gjejë formën për të formuar institucionet. Një ditë më parë 3 partitë e Bllokut, përveç Vetëvendosjes, nënshkruan kërkesën për sqarim në Kushtetuese, e cila u refuzua nga presidentja Jahjaga. Ndërkaq, një takim i thirrur nga kjo e fundit mund të jetë koha kur mund të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e krizës në vend që pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com