Vendimi/ Hipotekat, regjistrimi
i pronës do të bëhet online
Marrja e dokumentave dhe regjistrimi i pronës do të bëhet edhe “online”. Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Regjistrimin e Pasuirve të Paluajtshme”, duke mundësuar edhe marrjen e dokumentave pa shkuar pranë ZRPP-s.
Marrja e dokumentave dhe regjistrimi i pronës do të bëhet edhe “online”. Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Regjistrimin e Pasuirve të Paluajtshme”, duke mundësuar edhe marrjen e dokumentave pa shkuar pranë ZRPP-s.
Sipas ligjit për marrrjen e dokumentave pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasuirve të Paluajtshme kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Në formularin e kërkesës, shënohet emri, mbiemri, adresën e saktë ose orientimin faktik të vendndodhjes, numrin e telefonit ose numrin e telefonit celular, si dhe adresën e postës elektronike.
“Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ofron shërbimin on-line për kërkesat për aplikim për kryerjen e shërbimeve për noterët. Shërbimet përkatëse të ofruara on-line për noterët miratohen me marrëveshje të përbashkët mes Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve”, - parashikojnë ndryshimet.
Gjithashtu pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme funksionon regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave, me të cilin operojnë punonjësit e zyrës nën përgjegjësinë e regjistruesit. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme përcaktojnë një numër punonjësish për të trajtuar kërkesat që paraqiten nga noterët apo asistentët e tyre. Në ndryshime është edhe mënyra si do funskjonojë regjistri i veçantë elektronik. “Pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të funksionojë një regjistër i veçantë elektronik i kërkesave për aplikim on-line dhe një regjistër tjetër për përpunim të kërkesave për aplikim dhe i lëshimit të dokumenteve nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, - është një tjetër ndryshim që shtohet.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.3%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51
-
Mero Baze: Urdhëdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër
4 Tetor, 20:50
-
Përmbytjet në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencës, Dredha: Me natyrën nuk bëjmë dot garë! Reshjet brenda 2 orëve ishin sa prurjet gjatë vjeshtë-dimër
4 Tetor, 20:42
-
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës
4 Tetor, 20:36
-
Studio Live/ Pensionet Shqipëri-Itali, Ekspertët: Politika italiane është ndërgjegjësuar për kontributin e shqiptarëve! Trajtim i barabartë
4 Tetor, 20:26
-
Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga SHBA-ja do ta vizitojë Rusinë
4 Tetor, 20:24
-
Shkodër/ Hapet tenderi 11 milion euro për Uren e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës
4 Tetor, 20:14
-
Gjendet i pajetë 40- vjeçari në aksin Korçë-Pogradec, përplaset nga një mjet! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
4 Tetor, 19:57
-
Moti i keq lë Pogradecin në errësirë, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë! Shkak rrufetë
4 Tetor, 19:43
-
Përmbytet Vlora, kryebashkiaku Dredha: Situata ka qenë realisht alarmante! Familjet e evakuara strehohen në konvikt! Shpresojmë që reshjet të mos bien sërish me intensitet
4 Tetor, 19:32