Vendimi i Apelit për vulën, deputeti Agalliu: Ka vetëm një PD dhe asnjë kandidat tjetër përveçse me siglën tonë nuk është i PD! Individë të ‘Foltores’ të reflektojnë, të hapur për bashkëpunim

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD si të vonuar pasi sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhej me kohe. Në një intervistë për Report Tv Agalliu tha se Apeli rivendosi drejtësinë.

“Ishte një vendim i vonuar. Gjykata e Apelit do të duhet ta kishte shqyrtuar më parë këtë çështje për vetë rëndësinë që ka për vendin. PD është forca më e madhe opozitare në vend dhe çështja duhet të ishte mbyllur kohë më parë.  Unë nuk dua ta komentoj më tej vendimin e gjykatës përveçse rivendosi një ekuilibër të duhur. Ka një marrëdhënie të tensionuar prej gjithë kësaj kohe tashmë mes dy grupeve në Partinë Demokratike. Një njeri që ka mbi shpinë ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk mund ta sjellë në pushtet PD-në aq më tepër kur sheh koalicionin që ka bërë”, tha Agalliu në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu.

Sipas tij shqiptarët tashmë kërkojnë një politikë të re.

“Një pjesë të demokratëve dhe shqiptarëve kërkojnë që tashmë politika shqiptare të ketë qarkullim të elitave. Partia Demokratike është e hapur. Ne ftojmë të gjithë të bashkohen me Partinë Demokratike. Marrëdhënia me SHBA-të për ne është primare. Shqipëria nuk e ka luksin për të diskutuar vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi alternativa qeverisëse”, tha deputeti Arbi Agalliu.

Në fund ai e kishte një mesazh për të gjithë ata që janë te ‘Foltorja’ e Berishës sot.

“Partia Demokratike është vetëm një dhe kandidatë të PD-së do të jenë vetëm një për çdo njësi vendore. Patjetër që njerëz me kontribute dhe vlera që kanë besuar te ‘Foltorja’ patjetër që janë të ftuar të reflektojnë dhe jemi të hapur për këdo. Ne jemi të hapur për këdo që e shikon PD-në si shtëpinë e tij”, u shpreh për Report Tv deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 06/03/2023 08:34

    Keta te partis demokratike te vene numrin 1 dhe 2 qe 1I dallojm me mire.

    Përgjigju
  • Miri: 05/03/2023 21:21

    Kur u be edhe ky Agalliu te jape mendje. Eshte lidhje e afert me vjehrren e Lul Bashes. Asnje kontribut nuk ka ne parti. Po kur ben edhe sikur di. Kokrra e injorantit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare