Vendimi i Disiplinës/ Dënohet rëndë Tomorri, Apolonia merr ndeshjen në tavolinë

 Vendimi i Disiplinës/ Dënohet rëndë Tomorri, Apolonia merr ndeshjen në tavolinë

Komisioni i Disiplinës në FSHF

Vendimet e Disiplinës për javën që lamë pas në futbollin shqiptar janë bërë publike. Më rëndë se të gjithë e ka pësuar klubi i Tomorrit i cili është dënuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë.

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë sot publike vendimet për të gjithë shkeljet e konstatuara në kampionatet e fundtbollit në vend. Zyrtari i Flamurtarit, Ardi Behari, për kontestime ndaj vendimeve të arbitrit është dënuar me dy ndeshje pezullim, ndërsa vendimi më I rëndë ka qenë për klubin e Tomorrit.

Këta të fundit për një sërë shkeljesh, duke filluar nga dështimi i përmbushjes për organizimin e ndeshjes e deri te dhuna e ushtruar janë dënuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë në favor të Apolonisë. Jo vetëm kaq, por do të luajnë edhe katër ndeshje në fushë asnjëanëse. 

Vendimet e Disiplinës 

1.Zyrtari i FC “Flamurtari”, Ardi Behari, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Lojtari KF “Erzeni”, Jurgen Peqini, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
5.KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
6.KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushes duke shkatuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.
7.Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Arben Paja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.
8.Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.
9.Zyrtari i KF “Besëlidhja”,Vladimir Gjoni, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Vora”, Xhulio Turhani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.KF “Egnatia”, paralajmërohet se në rast përsëritje për vonesa në fillimit e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disipinës Sportive dhe rregulloreve të tjera te FSHF.
12.KF “Pogradeci”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
13.KF “Internacional” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe dështrim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 65/1, 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillim e 2 (dy) ndeshje pa spektator në fushën përkatëse dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
14.KF “Kamza” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Burreli” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
15.KF “Kamza” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Burreli” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
16.Zyrtari i KF “Akademia AAS” U-17, Haris Lika, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vllaznia B”,Ari Djaepaxhia, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
18.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-19, Klevi Karati dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klevi Karati vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
19.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-17 ,Brajan Marku, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
20.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi” U-17 ,Bernardo Fida, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja