Vendimi i Gjykatës për pallatet te
diga e Liqenit, Veliaj: Fituan qytetarët

Ndërtimi i pallateve tek diga e liqenit artificial të Tiranës do të ndërpritet. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit e cila rrëzoi sot padinë e firmës "Gener 2" ndaj INUK, që po ndërton kompleksin e pallateve poshtë digës së liqenit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që i kishte dhënë të drejtë INUK për ndërprerjen e punimeve.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar kandidati për Kryetar Bashkie i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj, përmes rrjeteve sociale përshëndeti vendimin duke shkruar se kjo është fitorja e parë kundër modelit të SHQUP-it. 

Statusi i plotë i Erion Veliajt në rrjetin Social "Facebook"
LAJM I MIRE - Me vepra, jo me fjale!

Gjykata e Apelit sapo vendosi ne favor te INUK/IKMT per Pallatin tek Diga e Liqenit - NDERTIMI PEZULLOHET! Falemnderit gjithe qytetareve qe besuan dhe mbeshteten aksionin tone per te ruajtuar Parkun e Liqenit.

Patem kurajon ta denonconim konkretisht e t'i shkonim gjer ne fund, kjo eshte fitorja jone e pare kunder modelit te SHQUPit ne Bashki. Ne 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se ke model duan per ta cuar Tiranen ne ‪#‎DrejtimiDuhur‬!

Nen administrimin e ri, Bashkia e Tiranes do jete pale me INUK e QYTETARET dhe jo me BETONIN, si per kete leje tek diga ashtu dhe 60 lejet qe SHQUPi dha pabesisht ne pragfushate e qe do shohin te njejten beteje per anullim. Bashke per #DrejtimiDuhur

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim

'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim