Vendimi i Gjykatës e njohur si kryetar të Shoqatës së Tiranës, Eduard Prodani: FSHF rrezikon të merret nën administrim nga FIFA

Vendimi i Gjykatës e njohur si kryetar të Shoqatës së Tiranës, Eduard Prodani: FSHF rrezikon të merret nën administrim nga FIFA

Gjykata e Tiranës rrëzoi dje zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara. Në vendim Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale Tiranë.

Në një intervistë ekskluzive për Gazeta Sport, Eduard Prodani, ka komentuar vendimin e Gjykatës ku ka replikuar dhe me reagimin e FSHF-së duke e cilësuar si qesharak. Prodani shpreher se me gjithe kontestimet që janë bërë në menyrë ligjore në Gjykata nuk mund të ketë një proces zgjedhor në 2 mars.

Ish sekretari i përgjithshëm i FSHF-së paralajmëron institucionin e futbollit shqiptar se në rast se këmbngul duke shkelur ligjet do e çojne institucionin shume prane aplikimit te pikes 2, te nenit 8 te Statutit te FIFA-s kur organet ekzekutive te FSHF mund te pezullohen nga FIFA dhe institucioini te merret ne administrim nga nje komitet normalizimi.

Pas nje periudhe shume aktive, keto dite keni munguar me komente ne media. U lodhet ndoshta?

Jo aspak. Prej vitesh nuk kam pertuar dhe nuk jam lodhur asnjehese se komentuari kur ka pasur çeshtje ne interes te futbollit dhe opinionit. Ne fakt kam patur nje ndalese per shkak te infektimit me COVID. Me ne fund pas dy vitesh me vuri poshte per ca dite edhe mua. Ishte me e rende se sa e prisja ndaj u detyrova te ndjek kurat dhe protokollet.

Duke ju uruar te shkuara, kush eshte komenti juaj per vendimin e gjykates ne lidhje me Shoqaten Rajnale te Futbollit Tirane?

Faleminderit, shpresoj te me beje me te forte. Asnje gjykate e frymezuar nga ligji dhe parimet universale per zgjedhje te drejta nuk mund te kaloje barbarizma zgjedhore si ato qe ndodhin rendom prej vitesh ne FSHF dhe tere sistemin e saj. Realisht FSHF nuk eshte perplasur asnjehere me drejtesine sepse i ka bere bisht ne forma nga me korruptivet asaj. Me kete rast per ata kam nje urim: Mirese erdhet ne boten e ligjit dhe rregullave.

Po FSHF thote qe do ta konsideroje si nje shoqate tjeter dhe nuk do ta njohe si anetare te saj Shoqaten e regjistruar nga gjykata. Cfare mendoni per kete?

Eshte reagim qesharak. Gjykata nuk regjistroi shoqate te re por njohu vendimet e organeve te subjektit egzistues qe quhet SHRFT. Pastaj si mund te kete nje shoqate tjeter me te njejtin emer dhe logo. Sa per refuzimin e njohjes, them se dikush duhet ta njoftoje FSHF qe bota e qyteteruar prej disa qindra vitesh tashme ka shpikur ca mekanizma qe quhen «gjykata» dhe se Kushtetuta e Shqiperise i njeh gjykatat e Shqiperise si sovrane kur vjen puna per te ndare shapin nga sheqeri. Une e kuptoj qe drejtuesit e larte te FSHF mendojne dhe sillen sikur gezojne «ekstraterritorialitet» ne raport me ligjin ne Shqiperi. Aqe me keq per ta. Me sa duket ka ardhur koha te shikojne se kjo tashme nuk eshte e vertete.

A mendoni se FSHF mund te kerkoje mbeshtetjen e UEFA-s duke e quajtur gjithe kete qe po ndodh me SHRFT nderhyrje ne punet e futbollit ?

Edhe kjo eshte nje tallje me inteligjencen e Shqiptareve. Çdo shoqate eshte e detyruar qe vendimet e organeve te saj t’i paraqese per regjistrim nga gjykata. Edhe FSHF e ben detyrimisht kete. Bile ju sjell ne vemendje se pas zgjedhjeve te vitit 2018 gjykata refuzoi t’a regjistronte Asamblene e Pergjitheshme te FSHF pasi gjyqtarja kerkoi sqarim te statusit juridik te shoqatave dhe te disa anetareve te tjere te FSHF. Per turpin e atij sistemi drejtesie qe tashme shpresoj ta kemi lene mbrapa, disa gishta te piste nderhyne ne gjykate duke zevendesuar gjyqtaren «kokeforte» me nje te stilit «modern». Me pas kuptohet qe proçesi vazhdoi pa probleme. Kjo vlen te kujtohet qe publiku dhe institucionet te kuptojne se ç’profil pune ka FSHF dhe deri ku shkojne tentakulat e saj. Sa i perket UEFAs dhe FIFAs duhet te dini se me to eshte abuzuar shume. Parimet dhe rregullat e ketyre institucioneve ne asnje rast nuk mund te perdoren per te shmangur zbatimin e ligjeve te nje vendi. Piramida e futbollit ka rregullat e saj por kjo nuk e mbron dot askend nga zullumet qe ka bere dhe ben ne emer te 'pavaresise' se futbollit.

Sot eshte thene qe mblidhet Komisioni i Vleresimit te Asamblese me kryetar Koco Kokedhimen per te shpallur kandidaturat per zgjedhjet. Mendoni se zgjedhjet do te mbahen rregullisht?

Nuk e kuptoj se si zgjedhjet mund te mbahen rregullisht kur procesi i deritanishem eshte ne pjesen me te madhe i kontestuar ligjerisht ne gjykata dhe bile paditur penalisht ne prokurori?! Kete situate te priteshme me votimet e kam specifikuar ne letren derguar FIFAs tek e informova per parregullsite ne zgjedhjet per SHFRT.

Vete Komisioni i Verifikimit me kryetar nje politikan, pronar i nje klubi futbolli eshte krejtesisht ne konflikt te hapur interesi me detyren dhe i parregullt nga pikpamja e statutit. Une i paralajmeroj drejtuesit e FSHF qe ne rast se vijojne me kete kokefortesi do e çojne institucionin shume prane aplikimit te pikes 2, te nenit 8 te Statutit te FIFAs kur organet ekzekutive te FSHF mund te pezullohen nga FIFA dhe institucioini te merret ne administrim nga nje komitet normalizimi. Shembuj te tille kemi.

Me prane eshte Greqia dhe ca kohe me pare ishte Bosnja. Shpresoj t’ja kursejne Shqiperise edhe kete turp. (GazetaSport)

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit