Vendimi i Gjykatës së Lartë për '21 Janarin', Mark Nika: Krimi i zbardhur, të mos zvarritet! Kemi audion, Prendi dha urdhër për zjarr pasi doli nga Berisha

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit, shprehet i zhgënjyer nga vendimi i sotëm të Gjykatës së Lartë e cila ka caktuar datën 12 mars për shqyrtimin e çështjes së ‘21 Janarit’ kur do vendosë nëse dosja do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.

Në një lidhje skype për “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv ai tha se krimi është zbardhur dhe se çështja nuk duhet të zvarritet.

“Nuk ishte e nevojshme të zvarritej për të marrë një vendim që është i detyrueshëm për Gjykatën e Lartë dhe kjo na bëri të zhgënjehemi sepse kanë tre muaj që e kanë rekursin tonë në Gjykatën e Lartë. Asnjë gjykatë e Lartë nuk mundet që çështjen ta zvarrisë në këtë formë. Ai është një krim i zbardhur dhe nuk është e nevojshme që ta zvarrisin çështjen”.

Ai shprehet se ka prova se ‘në vrasjen e protestuesve implikohen funksionarë të kohës”, prandaj çështjen duhet ta marrë SPAK.

“Ne kemi akuzuar ish kryeministrin. Ish ministrin e Brendshëm por këto nuk i fajësojmë ne por vendimet e jep gjykata. Ne kemi prova që ato janë të fajshëm, kanë urdhëruar për të na vrarë, e kanë thënë dhe vetë”.

A do shkojë Mark Nika në 12 mars në Gjykatë?

“Ne e kemi respektuar dhe respektojmë vendimin e gjykatë. Ne do shkojmë dhe do paraqesim provat se pse SPAK duhet ta hetojë çështjen tonë, ka detyrime shteti që ta hetojë dhe të krijojë një grup hetuesish që çështja të zbardhet. Është lojë që bën drejtësia që kjo çështje të parashkruhet, ky është qëllimi. Ka shumë prova që gjykata duhet t'i marrë përsipër, kemi dhe kasetën që ka regjistruar urdhrin. E para duhet të heton kryeministri, ministri i kohës... e dyta prokuroria e Tiranës nuk është në gjendje ta realizojë hetimin e kësaj çështje. Madje nuk ka pranuar që të dëgjojë pretendimet tona që çështjen ta hetojë sa më shpejt”, u përgjigj ai.

Mark Nika foli deklaroi se në SPAK do të dërgojë audion ku dëgjohet ish-komandanti Ndrea Prendi që jep urdhër për të qëlluar pasi del nga zyra e kryeministrit.

“Është regjistrim audio i bërë në 21 janar në kohën që është përdor arma dhe është dhënë një urdhër. Është vërtetuar që sa është kthyer nga zyrat e kryeministrisë Ndrea Prendi dha urdhër që të qëllohet në mish. Nënkuptohet që është një urdhër i dhënë në marrëveshje me eprorët e tij. Është arsyetimi dhe profesional dhe juridik”, shtoi ai në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
A ka shpresë se Basha mund të rrëfejë kush dha urdhrin për vrasjet në 21 janar? Xhaxhai i Aleks Nikës: Ka pakt me Berishën! Nëse e bën, denoncon veten

 

I pyetur nga gazetari Denis Minga në ‘Repolitix’ në Report Tv nëse ka shpresë se kryedemokrati Lulzim Basha mund të thotë të vërtetën lidhur me urdhrin e dhënë për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar 2011, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se nuk e besonte një gjë të tillë.

Sipas tij, Basha i cili akosohe ka qenë ministër i Brendshëm, ka një pakt me Berishën për të mos treguar asgjë për 21 janarin.

“Është një pakt që ka me ish-kryeministrin. Po të denoncojë kryeministrin, do të denoncojë veten, nuk besoj ta bajë. Unë di këtë, e ka thënë vetë që vrasjet i ka bërë shteti dhe i quajti legjitime. Ai duhet t’i tregojë para policisë pse ishin vrasje legjitime, kur ata u vranë me duar në xhepa në rrugë. Djali im thjesht ka qenë duke vëzhguar. Vendimi i Strasburgut nuk ka nevojë të shqyrtohet Do ishte mirë që gjyjkata e lartë të mos e zvarrisë më cështjen por të urdhërojë SPAK-un të hetojë. Nëse nuk e bën këtë i bie që të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut”- tha Mark Nika për Repolitix.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 28/02/2024 11:54

    Gjykimi i drejte ose jo i 21 Janarit( si krim shteteror dhe nga gjykata e Strazburgut) eshte dead line per drejtesine shqiptare.Vihen ne prove oara shqiptareve,Gjykata e larte ,Spaku dhe Gjykata e krimit larte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë