Vendimi i KAS, De Biasi: Serbia më e
fuqishme se ne, por unë pres drejtësi

Vendimi i KAS, De Biasi: Serbia më e<br />fuqishme se ne, por unë pres drejtësi
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi është besimplotë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të jetë në favorin e Shqipërisë, teksa pak ditë më parë deklaroi se vendimi është marrë jashtë UEFA për dënimin e Shqipërisë.

“Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet e ‘Euro 2016’, prandaj duam që edhe të drejtësia të na japë atë që na takon. Imazhet në fushën e Beogradit janë të pakundërshtueshme.

Nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim, se Shqipëria duhet të marrë fitoren në tavolinë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësohej asnjë kusht për një ndeshje të sigurt, aty nuk kishte asnjë tifoz shqiptar, të gjithë ishin serbë dhe policia nuk ndërhyri.

Delegati i UEFA-s, verifikoi situatën, pa lojtarët e goditur dhe të gjakosur. Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të dilnim në fushë kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA.

Pres drejtësi për një federatë të vogël si Shqipëria ndaj një Serbie, që është më e madhe se ne në të gjitha aspektet”tha ai për “Sky Sport 24” pak ditë para vendimit të KAS-it.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin