Vendimi i KKT, Rama firmos
“ngrirjen” e ndërtimeve në vend

Vendimi i KKT, Rama firmos<br />“ngrirjen” e ndërtimeve në vend
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka firmosur zyrtarisht pezullimin e të gjitha lejeve të ndërtimit në të gjithë territorin e Shqipërisë.
 
Vendim ky i marrë në mbledhjen e fundit të këshillit kombëtar të territorit, që drejtohet nga shefi I qeverisë Edi Rama.

Në vendimin që A1 Report ka siguruar përcaktohet se deri në miratimin e planeve të reja vendore nuk mund të jepet asnjë leje ndërtimi për pallate.
 
Po vendimi në pikën dy te tij parashikon edhe përjashtime për punime në struktura publike, infrastrukturë, në ndërtime për banim, po ashtu mund të bëhen ndërhyrje me karakter emergjent apo struktura me interes publik dhe kombëtar.
 
Këshilli Kombëtar i Territorit bën me dije se çdo leje ndërtimi e dhënë pas këtij vendimi do të konsiderohet nul dhe e pavlefshme.
 
Ky këshill u ka kërkuar 61 njësive vendore të punojnë për planet e reja zhvillimore. Deri tani 26 bashki kanë nisur punën për planet zhvillimore vendore nga këto njësi 5 drejtohen nga të djathtët.
 
Pezullimi i lejeve të ndërtimit u lajmërua fillimisht nga kryetari i ri i bashkisë Erjon Veliaj i cili premtoi planin zhvillimor për Tiranën brenda 1 viti.
 
Sipas Veliajt ky vendim u mor pasi plani i vjetër për kryeqytetin ka rënë ndërsa sqaroi se lejet e dhëna do të kalojnë në një sitë për të verifikuar ligjshmërinë e tyre .

Financimi/ Nis puna për rishikimin e zonave të ndërtimeve
Bashkia e Tiranës ka ndërprerë procedurën e dhënies së lejeve për ndërtimet. Tashmë në bashkëpunim me qeverinë ka nisur puna për miratimin e një plani të ri rregullues për kryeqytetin. Me këtë plan do të vendosen dhe prioritetet e bashkisë për zonat industriale por dhe zonat ku do të lejohen ndërtesat shumëkatëshe apo dhe zonat që do të jenë vetëm për vila.

Po ashtu në planin e ri rregullues do të përcaktohen dhe zonat ku nuk do të lejohen ndërtimet për të siguruar hapësirat e gjelbra. Po ashtu në planin e ri rregullues do të vendoset integrimi i bashkive dhe komunave që janë shkrirë dhe që i janë bashkëngjitur kryeqytetit. kjo sidomos përsa i përket rrjetit të rrugëve apo dhe të zonave të reja të ndërtimit të pallateve.

Burimet kanë bërë të ditur se është kërkuar që plani i ri rregullues të përfundojë brenda muajit dhjetor. Kjo për ti dhënë mundësinë aplikimeve të reja për lejet e ndërtimim, si dhe për të bërë të qartë se në cilat zona nuk do të lejohet zhvillimi i ndërtimeve qoftë ato që kanë objekt banimi qoftë ato me qëllim biznesi. Megjithatë kreu i bashkisë së Tiranës ka shpallur dhe 5 parqet e reja në kryeqytet.

Gjë që të lë të kuptosh dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme për t’i bërë të vizitueshme këto zona. Prej qeverisë është miratuar fondi i posaçëm për miratimin e planeve të reja rregulluese për 26 bashki. ndërkohë që dhe për njësitë e tjera administrative është kërkuar rishikimi i të gjithë planeve. Po ashtu bëhet e ditur se do të miratohet dhe një tjetër shumë financiare për të mbështetur dhe 35 bashkitë e tjera në këtë nismë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria