KLGJ ndërhyri këtë të mërkurë për të zgjidhur ngërçin e pagave të gjyqtarëve, pasi Kuvendi nuk miratoi një ligj brenda 31 korrikut për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nga 1 gushti, paga referuese do të jetë 222 mijë e 425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompesimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.

Mbi këtë vendim, gazetari i Report TV Isa Myzyraj kërkojë një reagim nga Qeveria. Në përgjigje të kësaj kërkese, Qeveria dha këtë reagim ekskluzivisht për Report TV:

“Kjo është një çështje delikate që kërkon fillimisht një analizë të brendshme dhe sapo të merret një vendim lidhur me këtë do t’ju mbajmë të informuar.” - thuhet në reagimin e Qeverisë.

Çështja e pagave të magjistratëve, është shoqëruar me një përplasje të gjatë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese mes gjyqtarëve/prokurorëve dhe qeverisë, që nga viti 2023.


Lajmi kryesor:

Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë