Vendimi i KLP-së për Kryeprokuroren, reagon LSI: Ç'hall i madh e shtyri?

Vendimi i KLP-së për Kryeprokuroren, reagon LSI: Ç'hall i madh e shtyri?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ktheu përgjigje sot opozitës në lidhje me kërkesën për shkarkimin nga detyra të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Gent Ibrahimi tha se kompetencën për të nisur hetim disiplinor ndaj prokurorit të përgjithshëm e ka Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por ky institucion ende nuk është krijuar.

Në këto kushte, momentalisht kompetenca për kërkesën e PD-së dhe LSI-së ndaj Markut, do t'i kalojë Kolegjit të Apelimit, derisa të mbarojë mandati i këtij institucioni. Por pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili duke sulmuar KLP-në dhe sërish Arta Markun.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Vendimi i KLP per Arta Markun, prove e pandeshkueshmerise dhe korporatizmit. KLP u vu qarte ne dispozicion te pandeshkueshmerise duke lare duart si Ponc Pilati ne rastin e Arta Markut. Kushdo qe ka pasur ndonje iluzion per reformen ne drejtesi eshte ky momenti qe ta shuaje perfundimisht. KLP,qe tregoi zell te madh te emeronte prokurore gjithefaresh si dhe te merrte vendim per rikthim ne detyre te prokuroreve pas vendimeve te gjykatave,ju fik krejt zelli kur duhej te mbante qendrim per shkeljet e Arta Markut.

Alibia ishte se kushtetuta nuk ka parashikuar asgje per periudhen kur inspektori i larte i drejtesise nuk ekziston.Bukur deri ketu.Por ne vendimin e saj KLP na tregon qe Kolegji i Apelit duhet ta beje kete pune.

Kur Kushtetuta s'thote asgje,cfare eshte KLP Gjykate Kushtetuese qe ben interpretimin??Ç'hall i madh e shtyn KLP qe te jape mesazhin e pandeshkueshmerise?Thelbi i gjithe reformes ne drejtesi ishte shembja e pandeshkueshmerise e cila mbante ne kembe korporatizmin aq te rrezikshem, qe deformoi sistemin e drejtesise dhe qe rrenoi masivisht besimin e qytetareve tek ajo.

Vendimi i KLP per Arta Markun ishte prova me elokuente e krijimit te nje korporatizmi te ri ne drejtesi shume me negativ se i pari.Ndersa pandeshkueshmeria po konsolidohet rrezikshem duke e minuar ne themel Shtetin e se Drejtes. Ps.Lexojeni edhe vendimin e KLP dhe cdo gje kuptohet lehte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 25/02/2019 18:39

    Ja dhe Vasili Bufi i Pulave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës