Vendimi i Kushtetueses për teatrin, juristja e Aleancës për Teatrin: Kjo të shërbejë si precedent që të mos ndodhë më në të ardhmen, SPAK të nis hetimet

Juristja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja tha në emisionin ‘Pa protokoll’ se vendimi gjykatës Kushtetuese sot është në fakt një vendim i drejtë, i mirë dhe që do shërbejë si precedent që shembuj të tillë të mos përsëriten më në të ardhmen. Ajo tha se pas gjykatës tashmë duhet të veprojë SPAK tek e cila kanë besim se do të hetojë të gjitha paligjshmëritë që janë bërë me teatrin kombëtar.

Kalaja madje shtoi se Aleanca për Teatrin është e gatshme të bashkëpunojë me Ramën nëse e ndërtojnë teatrin aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.

Gjykata Kushtetuese nuk do  të reagonte ne këtë formë nëse ne nuk do të kishim bërë presion për zbatimin e të drejtave tona kushtetuese. Ne nuk jemi subjekt juridik, por gjykata na pranoi si palë e tretë  pasi i sqaruam që jemi një organizmin në frymë dhe në fakt na pranoi moralisht. Me 5 vota ne kemi fituar shpalljen antikushtetues të ligjit special PPP edhe pse palët e interesuara thanë në kishim hequr dorë nga ligji special, por ligji nuk bie kur një palë heq dorë por kur shfuqizohet. Dhe e dyta ky është shembull që të mos ketë në të ardhmen vepra të ngjashme. Situata politike është e agravuar. Ne kemi besim te SPAK se nuk shkojmë po nuk patëm besim, ka prokurorë dhe gjyqtarë me shumë integritet. Ne do ishim të gatshëm të bashkëpunojmë me Ramën nëse e ndërtojnë teatrin aty ku ka qenë dhe siç ka qenë”, tha Kalaja.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën tjetër të Presidentit Ilir Meta për shpalljen antikushtetuese të shembjes së teatrit, duke mos arritur një shumicë prej 5 votash. Ajo shfuqizoi edhe ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleanca per mbrojtjen e Teatrit: 03/07/2021 08:34

    Derisa shembja e Teatrit u konsiderua e ligjshme te gjitha te tjerat nuk kane vlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë