Ashtu siç e kishte paralajmëruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Partia Demokratike tashmë ka depozituar në Kuvend 3 kërkesat për ngritjen 3 komisioneve hetimore.  Dje deputeti Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë sot Jorida Tabaku ka dorëzuar 'Inceneratorët' dhe Grida Duma kërkesën për çështjen 'Beccheti'.

Duma tha se qëllimi i këtij komisioni është që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi në favor të biznesmenit italian, të mos paguhen nga taksat e qytetarëve, por nga ata që në të vërtetë shkaktuan dëmin, e që sipas saj është qeveria.

Ditën e djeshme Alibeaj, ku tha se në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit do të hetohen të gjitha abuzimet që qeveria bëri me fondet publike për të blerë votën e  shqiptarëve. Sipas Aliebaj ky hetim nuk do të vijë vetëm si aksion politik, por si nevojë ulëritëse që kërkon demokracia dhe shqiptarët.

Tre problematikat që Partia Demokratike i ka ngritur prej kohësh dhe që i ka pasur një kartë të rëndësishme të aksionit opozitar, tashmë do i shtrijnë edhe në rrugë institucionale, në Kuvend! Demokratët kanë vendosur në datë 27 shtator në mbledhjen e grupit parlamentar që të kërkojnë ngritjen e 3 Komisioneve Hetimore,  për zgjedhjet e 25 prillit që i quajnë “masakër zgjedhore”, për çështjen Becchetti ku Shqipëria ka humbur përballjen me sipërmarrësin italian në një Gjykatë Arbitrazhi dhe duhet të paguajë 110 mln euro si edhe për Inceneratorët që e kanë cilësuar një aferë mafioze, ku Lulzim Basha tha se kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.