Vendimi i Ministrisë: Ish-ushtarakët
 pensioni llogaritet me vitet shtesë

Vendimi i Ministrisë: Ish-ushtarakët<br /> pensioni llogaritet me vitet shtesë
TIRANE- Pensioni i ish-ushtarakëve do të llogaritet edhe me vitet shtesë që deri tani nuk janë njohur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Projektvendimi i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili është çuar për miratim në Këshillin e Ministrave, parashikon se vitet e shërbimit do të plotësohen nga Ministrja e Mbrojtjes nëpërmjet një formulari të posaçëm. Në këtë kategori përfshihen edhe edhe ish-ushtarakët e Forcave të Armatosura që kanë punuar në strukturat e prokurorive dhe gjykatave.

Sipas vendimi të 2010-s, “vjetërsia e përgjithshme në shërbim është ajo e evidentuar në formularin përkatës të vjetërsisë në shërbim, që ndodhet në dosjen e pensionit, sipas të cilit është llogaritur masa e pensionit të pleqërisë”. “Paga referuese individuale sipas gradës apo funksionit evidentohet nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme ose institucionet përkatëse, sipas rastit, në përputhje me rregullat e Përcaktuara. Përjashtim nga rregullat  e përcaktuara (por dokumentat që vërtetojnë vitet e shërbimit), ushtarakët nënoficerë të Forcave të Armatosura, të cilëve nuk u gjendet dosja personale.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur