Në dokumentin me 15 faqe, prokuroria sjell si prova përgjimet e drejtësisë italiane në dosjen Habilajt, ku akuzohet si i përfshirë edhe ish-ministri Tahiri. Gjithashtu prokuroria thekson se Tahiri ka njohje edhe biznesmenin Orest Sota dhe familjarët e tij, pasi ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të njëjtat makina.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen "Sota", duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.
Gjykata mori këtë vendim pas kërkesës së Prokurorisë, e cila u dorëzua mëngjesin e kësaj të marte, pasi në telefonin e Orest Sotës u rikuperuan nga aplikacioni What's up disa SMS me bashkëshorten e ish-ministrit për ndërhyrje në tenderët e Ministrisë së Brendshme. Prokuroria po heton për korrupsion.
Dosja e prokurorisë per Saimir Tahirin









