Pas shpërthimit të skandalit Bossi, djalit të ish kreut të Lega Nord në Itali, të cilit iu gjet në shtëpi një diplomë bachelor e marrë në Tiranë, qeveria vendosi pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së shkollës së lartë universitare jopublike, universiteti "Kristal", për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i arsimit të lartë. Sipas këtij vendimi, të marrë më 23 maj 2012, shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti "Kristal", gjatë periudhës së pezullimit, nuk do të pranojë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ky universitet ofron. Gjithashtu periudha e pezullimit të licencës së këtij institucioni të arsimit të lartë zgjat për 1 vit, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Vendimi sanksiononte që universiteti "Kristal", duhet të ndërmerrte masat e duhura që studentët e regjistruar pranë këtij institucioni të vijojnë apo të përfundojnë studimet në programet përkatëse, sipas kohëzgjatjes normale.
Ndërsa ngarkonte Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që gjatë periudhës së pezullimit, të merrte masat për ushtrimin e inspektimit periodik, çdo 3 muaj, në këtë institucion, për përmirësimet e bëra në përmbushjen e standardeve shtetërore të cilësisë. Vetëm në përfundim të periudhës së pezullimit të licencës, shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti "Kristal", i nënshtrohet sërish akreditimit institucional. Vendimi i këshillit të Ministrave përcaktonte se përfundim dhe në varësi të rezultatit të procesit të akreditimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozon masat përkatëse për këtë institucion të arsimit të lartë.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com