TIRANE- Qeveria ka vendosur kalimin në privatizim të dy banesave afër godinës së Zëri Popullit të cilat kanë qënë nën administrimin e Ministrisë së Jashtme. Dhe përfituese janë Luzhiana Dine Abazi, me apartamentin me numër pasurie 6/217-1+1 dhe Denada Vergjil Merko me apartamentin me numër pasurie 6/217-2+21.
Kështu, qeveria vendos kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik te Ministria e Zhvillimit Urban, për Entin Kombëtar të Banesave, me qëllim privatizimi, të pronave të paluajtshme shtetërore në godinën nr. 57, në bulevardin “Zogu i Parë”, me numër pasurie 6/217-1+1 si dhe 6/217-2+21 në zonën kadastrale nr. 8350, Tiranë, sipas listës nr.1 e hartës treguese të pronës, bashkëlidhur këtij vendimi.
/Shqiptarja.com