Vendimi i qeverisë/ Agjencia Kombëtare e Diasporës kalon në varësi të Ministrisë së Jashtme! Regjim i lehtësuar vizash për vendet e Gjirit dhe Tajlandës

Qeveria vendosi sot, që Agjencia Kombëtare e Diasporës të kalojë në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu, qeveria këtë të mërkurë ka vendosur dhe zgjatjen e afateve për lejimin e hyrjes pa viza për qëllime turistike për disa shtete.

“Këshilli i Ministrave sapo vendosi një formatim të ri të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, që tashmë do të jetë pjesë e Ministrisë së Evropës dhe Punët e Jashtme, si angazhim që ne morëm në Samitin e Diasporës në nëntor të vitit të shkuar”, tha Hasani.

“Me idenë dhe dëshirën për të patur sa më shumë përpjekje të mira dhe sa më shumë zhvillim në raport me të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që jetojnë jashtë vendit dhe kanë nevojën e domosdoshmërinë për të patur një angazhim institucional me vendin amë. Krijimin e kësaj agjencia pranë MEPJ, si një mekanizëm i nevojshëm i punës së ministrisë sonë bazuar në nevojat aktuale të realiteteve që jetojmë”, u shpreh ministri Hasani.

Po ashtu qeveria vendosi që të lehtësojë regjimin e vizave me disa vende të Gjirit Persik dhe Tajlandën, për të nxitur rritjen e turizmit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nënvizoi se rritja e numri të turistëve është inkurajuese dhe në këtë drejtim ky vendim motivon edhe më tej progresin pozitiv të rritjes së turizmit.

“Në mbledhjen e sotme vendosëm për lehtësimin e regjimit të vizave për disa vende për sa kohë po vjen dhe sezonit turistik. Vende që lidhen me Gjirin, si Arabia Saudite, Omani, Katari, Bahreini, por edhe Tajlanda që nuk është pjesë e Gjirit. Për sa kohë që numrat kanë treguar se numrat e turistëve kanë qenë gjithnjë në rritje dhe kërkesat po ashtu janë progresivisht në rritje. Kjo do të jetë pjesë e një përpjekje tjetër maksimale që qeveria jonë do të përqendrojë në raport me lehtësimin dhe favorizimin e të gjithë shtetasve të huaj që dëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri”, tha Hasani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gmigranti: 06/03/2024 13:08

    pse deri tani nga kush varej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë