“Fale vendimit të sotëm, 599 364 pensionistë në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale, mbështetur në të dhënat e INSTAT-it. Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 që jetojnë në qytet, 145 800 që jetojnë në fshat dhe 32 800 pensione të parakohshme suplementare, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit”, - u shpreh Klosi.
Rritja e të ardhurvae do të bëhet edhe për pensionet e invaliditetit dhe të ish-ushtarakëve. Një i moshuar që merr pension minimal prej 14 450 lekë, do të përfitojë rritje prej 200 lekë. Pensioni mesatar nga 17.500 lekë do të rritet me 245 lekë, ndërsa pensionet maksimale mbi 24 500 lekë rriten me 340-420 lekë.